Bota

Gruaja më e pasur e Afrikës hetohet nga të paktën katër shtete për pastrim parash

Dos Santos, bija e ish-presidentit të Angolës, Jose Eduardo dos Santos, tha kësaj jave se sanksionet e vendosura nga Anglia janë pjesë e një ‘fushate të motivuar politikisht’ nga qeveria e Angolës kundër familjes së saj.

18 Dhjetor 2024, 18:17 Nga E. D
Gruaja më e pasur e Afrikës hetohet nga të paktën katër
Isabel dos Santos

AFRIKË- Isabel dos Santos, e cila më parë celebrohej si femra e parë miliardere e Afrikës, po sheh tashmë një kthim të valës kundër saj teksa muajin e kaluar Britania e sanksionoi duke e quajtur “një kleptokrate famëkeqe”, ndërsa të tjera shtete kanë nisur hetime korrupsioni ndaj saj. Dos Santos, bija e ish-presidentit të Angolës, Jose Eduardo dos Santos, tha kësaj jave se sanksionet e vendosura nga Anglia janë pjesë e një ‘fushate të motivuar politikisht’ nga qeveria e Angolës kundër familjes së saj.

51-vjeçarja përballet me një mori sanksionesh dhe ngrirje asetesh nga vende të ndryshme, por mohon të gjitha akuzat. Në 1979, babai i dos Santos u bë presidenti dytë i vendit të pasur me naftë, që ka qenë koloni e Portugalisë deri në vitin 1975. Më parë dos Santos ishte pjesë e lëvizjes së pavarësisë së vendit me grupin që doli fitimtar, dhe drejtoi vendin për 38 vjet deri në largimin e 201,7 pas akuzave të korrupsionit të thellë dhe rritjes së varfërisë së popullit.

Gjatë kësaj kohe vajza e tij u bë figura kryesore e biznesit në vend dhe u shpall miliarderja e parë afrikane në 2013 teksa drjetonte kompaninë shtetërore të naftës Sonangol. Në 2020, publikimet Luanda Leaks tregonin sesi dos Santos kishin ndërtuar pasurinë gjigante të familjes me paratë publike të popullit që ishin fshehur në llogari offshore të publikuara nga rrjeti i gazetarëve ICIJ. Gjithashtu nuk dihet numri saktë i kompanive të dos Santos por dokumentet e Luanda Leaks zbulonin një rrjet prej rreth 400 kompanish e degësh në Angola, Portugali e vende të tjera. 

Dos Santos aktualisht jeton në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, nga ku poston rregullisht për jetën e saj në rrjetet sociale. Në të kaluarën, ajo ka kaluar gjithashtu kohë në Portugali dhe MB, të cilat të dyja kanë luajtur role të rëndësishme në marrëdhëniet e saj të biznesit. Megjithatë, rritja e kontrollit ndërkombëtar, duke përfshirë një njoftim të kuq të Interpolit të lëshuar në vitin 2022 me kërkesë të Angolës, i ka kufizuar lëvizjet e saj, pasi rrezikon ndalimin dhe ekstradimin e saj nëse hyn në një vend bashkëpunues.

isabel dos santos

Sondazh

Poll