Bota

Për herë të parë që nga rënia e Assadit, rihapet aeroporti i Damaskut

Një aeroplan pasagjerësh i Sirisë Airlines nga aeroporti i Damaskut u ul në Aleppo, duke shënuar fluturimin e parë midis dy qyteteve, më i madhi i vendit që nga rënia e regjimit.

18 Dhjetor 2024, 16:37 Nga ZH.LL
Për herë të parë që nga rënia e Assadit, rihapet
Aeroporti i Damaskut

SIRI- Aeroporti i Damaskut është rihapur të mërkurën për herë të parë që nga rënia e qeverisë së Bashar al -Assadit. 

Një aeroplan pasagjerësh i Sirisë Airlines nga aeroporti i Damaskut u ul në Aleppo, duke shënuar fluturimin e parë midis dy qyteteve, që nga rënia e regjimit, raporton Anadolu.

Aeroporti, i cili pushoi fluturimet pas rënies së regjimit më 8 dhjetor, u rihap pas përfundimit të përgatitjeve.

Bashar Assad, lideri i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi pasi grupet anti-regjim morën kontrollin e Damaskut më 8 dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, i cili kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.

Institucionet shtetërore janë rikthyer gradualisht në punë ditët e fundit, përfshirë portin kryesor në qytetin bregdetar të Latakisë.

siri damask aeroporti

Sondazh

Poll