Bota

Sherri mes adoleshentëve përfundon në tragjedi, plagoset për vdekje me thikë një 15-vjeçar pranë një gjimnazi në Paris

Sipas informacioneve të para një adoleshent 15-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë.

17 Dhjetor 2024, 12:34 Nga N.F
Sherri mes adoleshentëve përfundon në tragjedi, plagoset për
Foto ilustruese

PARIS- Një djalë 15-vjeçar humbi jetën pranë një shkolle të mesme në Paris pasi u godit me thikë pas një sherri mëngjesin e së martës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Lycée Rodin, në lagjen 13 të Parisit ku ka ndodhur një sherr mes dhjetë adoleshentësh.

Sipas informacioneve të para një adoleshent 15-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë. I riu nuk ishte gjimnazist. Departamenti i Zjarrfikësve të Parisit u përgjigj dhe dërgoi pesë automjete në vendngjarje, duke përfshirë tre automjete emergjente dhe të ndihmës për të plagosurit.

 

vrasje ne paris vritet 15-vjeçari ne france

Sondazh

Poll