Art&Argëtim

Fjeti me 100 meshkuj në një ditë, ylli i ‘Onlyfans’ shpërthen në lot gjatë rrëfimit! Zbulon planet për një rekord të ri

Në dokumentarin "I Slept with 100 Men in One Day", modelja tregon e përlotur se ka kryer marrëdhënie me 100 meshkuj në një ditë. 

12 Dhjetor 2024, 10:21 Nga ZH.LL

Fjeti me 100 meshkuj në një ditë, ylli i ‘Onlyfans’

SHBA- Një modele 23-vjeçare e OnlyFans është rrëfyer në një dokumentar për Youtube-rin e njohur, Josh Pieters. Lily Phillips ka shpërthyer në lot teksa rrëfente për numrin rekord të marrëdhënieve seksuale në një ditë. 

Në dokumentarin "I Slept with 100 Men in One Day", modelja tregon e përlotur se ka kryer marrëdhënie me 100 meshkuj në një ditë. 

Edhe pse eksperienca e saj ishte një ëndërr për modelen pasi ajo dëshiron të shkëlqejë në industrinë e të rriturve, modelja tha se nuk do ta rekomandote për vajzave të tjera. “Nuk është për vajzat e dobëta, nëse jam e sinqertë, ishte e vështirë. Nuk e di nëse do ta rekomandoja. Është një ndjenjë ndryshe. Është diçka shumë intensive"

Ngjarja, e cila zgjati 14 orë, kërkonte një planifikim të përpiktë. Ekipi i Lily caktoi 15 burra në orë, duke i caktuar secilit pjesëmarrës pesë minuta, më vonë u shkurtuan në dy minuta për të qëndruar në rrugën e duhur.

Duke intervistuar Lily-n, gazetari pyeti nëse përvoja ishte më intensive sesa ajo kishte parashikuar. Modelja e përlotur u përgjigj duke thënë: “Patjetër”.

Por, pavarësisht tendosjes emocionale, Lily zbuloi planet për të provuar një rekord të ri, të flinte me 1000 burra në një ditë të vetme. Nxitja e saj buron nga dëshira për të shkëlqyer në industrinë e të rriturve. 

“E ëndërrova me asistentin tim. Mezi pres... është shumë emocionuese. Do të jetë një rekord botëror. Një sfidë e vërtetë!”,tha ajo më parë për DailyMail.com.

Takimet e saj do të filmohen dhe transmetohen përmes faqes së Lily's OnlyFans për 36,000 abonentët e saj.

Lisa Sparks mban rekordin aktual, e cila kreu marrëdhënie seksuale me 919 burra në Varshavë, Poloni, në një ditë në 2004.

onlyfans lily philips

Sondazh

Poll