Bota

U operua një javë më parë, presidenti brazilian del nga spitali: Faleminderit për lutjet tuaja! Jam i gjallë dhe me më shumë dëshirë për të punuar

Lula u dërgua në spital të hënën pasi pati një dhimbje koke të fortë. Mjekët kryen një operacion mbi presidentin, duke hequr kirurgjikisht një pjesë të kockës nga kafka për të kontrolluar gjakderdhjen dhe për të lehtësuar presionin.

15 Dhjetor 2024, 18:41 Nga N.F
U operua një javë më parë, presidenti brazilian del nga
Lula

BRAZIL- Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva ka dalë nga spitali pas një operacioni urgjent për një gjakderdhje në tru javën e kaluar. 79-vjeçari doli me ekipin e tij mjekësor në një konferencë për shtyp në një spital në Sao Paulo. Gjatë fjalës së tij Lula falenderoi mjekët dhe të gjithë ata që u lutën për shërimin e tij. Ai pati një mesazh edhe për personat që e urrejnë duke shtuar se i fal ata dhe se është gjallë me shumë dëshirë për të punuar.


“Nuk është një intervistë, është një takim për të thënë faleminderit. Për të falënderuar në radhë të parë Zotin që u kujdes për mua në mënyrë shumë bujare. Faleminderit shumë për lutjet. Dhe për ata që kanë vetëm urrejtje, ju fal. Unë jam këtu, i gjallë dhe me më shumë dëshirë për të punuar," tha ai.

Lula u dërgua në spital të hënën pasi pati një dhimbje koke të fortë. Mjekët kryen një operacion mbi presidentin, duke hequr kirurgjikisht një pjesë të kockës nga kafka për të kontrolluar gjakderdhjen dhe për të lehtësuar presionin. Kocka më pas zëvendësohet.

Hemorragjia e trurit u shkaktua nga një goditje në kokë që pësoi kur u rrëzua në banjën e tij në rezidencën presidenciale në tetor. Sipas mjekëve, nuk është e pazakontë që problemet nga një goditje në kokë të shfaqen muaj më vonë.

Mjekët thanë se pas operacionit presidenti ishte në gjendje të qëndrueshme, të kthjellët dhe duke biseduar me stafin mjekësor. Ata gjithashtu këmbëngulën se ai nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim të trurit dhe se nuk kishte probleme nga operacioni.

 

luiz inacio lula da silva

Sondazh

Poll