Bota

Të shtëna me armë zjarri pranë një kampi emigrantësh në Francë, pesë persona mbeten të vrarë

Policia franceze konfirmoi se vrasjet e shumëfishta ishin kryer përpara se një burrë që pretendonte se ishte personi i armatosur të dorëzohej në një stacion policie pranë kampit.

14 Dhjetor 2024, 19:39 Nga r.ll
Të shtëna me armë zjarri pranë një kampi
foto ilustruese

FRANCË- Të paktën pesë persona, mes tyre dy roje sigurie janë vrarë nga të shtënat pranë një kampi emigrantësh në Dunkirk të Francës. Sipas raportimeve të mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në Loon-Plage dhe policia ka konfirmuar se është kryer vrasje e shumëfishtë.

Autoritetet konfirmuan gjithashtu se dy roje sigurie dhe dy emigrantë u vranë në vendin e ngjarjes, ndërsa një person i pestë u vra në Wormhout, rreth pesë kilometra në jug të Kanalit Anglez. 

Autori i dyshuar u dorëzua dhe pranoi vrasjet, tha një burim i njohur me hetimin, pa dhënë detaje mbi incidentin. Autori i dyshuar është 22 vjeç dhe ka lindur në Dunkirk. Ai nuk është i njohur për policinë, ndërsa në makinë i janë gjetur katër armë.

vrasje ne france dunkirk

Sondazh

Poll