Aktualitet

Qendrat e emigrantëve në Gjadër e Shëngjin/ Renzi: Të kthehen në burgje ku të strehohen 2 mijë shqiptarët që vuajnë dënimin në Itali

Gjithashtu ish kryeministri italian Mateo Renzi, është shprehur se këto qendra emigrantësh të kthehen në burgje, ku të vuajnë dënimin shqiptarët që sot ndodhen në burgjet italiane.

12 Dhjetor 2024, 18:00 Nga E. D
Qendrat e emigrantëve në Gjadër e Shëngjin/ Renzi: Të
Kampi i emigrantëve

SHËNGJIN- Qendrat e emigrantëve të ngritura në Shëngjin e Gjadër ku do të akomodohen emigrantët që kapen në brigjet e Italisë, bazuar në marrëveshjen mes Kryeministres Giorgia Meloni dhe Kryeministrit Edi Rama, vijojnë të prodhojnë debate në Itali.

Gjithashtu ish kryeministri italian Mateo Renzi, është shprehur se këto qendra emigrantësh të kthehen në burgje, ku të vuajnë dënimin shqiptarët që sot ndodhen në burgjet italiane. Renzi përmes një postimi në rrjete sociale, kritikoi ashpër Melonin që shpenzoi 1 miliardë euro për ngritjen e qendrave të emigrantëve në Shqiperi. 

“Ajo qendër emigrantësh nuk do të funksionojë kurrë. Por tashmë, paratë janë shpënzuar. Propozimi im është i thjeshtë: vendosim në qendrën e emigrantëve rreth 2000 të dënuar shqiptarë që sot janë në burgjet italiane. E mbyllim kështu superdështimin. Të transforojmë qëndrën e emigrantëve në burg për të dënuarit shqiptarë dhe këtë ta bëjmë menjëherë”, shkruan ai në postimin e tij. 

qendrat e emigrantëve në gjadër e shëngjin edi rama giorgia meloni mateo renzi

Sondazh

Poll