Bota

Transplanti i parë i "zemrës rrahëse" në botë realizohet me sukses në Padova, mjeku: Falë teknikës së re marrësi do të shërohet më shpejt dhe organi do të funksionojë pa dëmtime qelizore

Shkencëtarët shpjeguan se zemra me ndihmën e mbështetjes mekanike, filloi të rrahë përsëri sapo u mor nga një donator i vdekur dhe se gjatë transplantimit nuk pushoi së punuari.

11 Dhjetor 2024, 21:48 Nga N.F
Transplanti i parë i "zemrës rrahëse" në botë
Foto ilustruese

ITALI- Në Padova të Italisë është bërë transplanti i parë i "zemrës që rreh" në botë. Ky transplant i veçantë ndodhi dy javë më parë, por lajmi u bë i ditur sot. Marrësi është një burrë 65-vjeçar me sëmundje ishemike të zemrës.


Deri më tani, gjatë transplanteve zemra ndalonte së rrahuri, por falë kësaj teknike të re, marrësi do të shërohet më shpejt dhe do të ketë një funksion më të kënaqshëm të zemrës, pa dëmtime qelizore. Shkencëtarët shpjeguan se zemra me ndihmën e mbështetjes mekanike, filloi të rrahë përsëri sapo u mor nga një donator i vdekur dhe se gjatë transplantimit nuk pushoi së punuari.

Transplanti u krye në një spital publik në Padova, nga ekipi i kardiokirurgut, profesor Gino Geroza. Ecuria postoperatore e pacientit po ecën pa probleme dhe pritet të lirohet nga spitali para Krishtlindjeve.


“Sa herë që zemra ndalon së rrahuri, bëhet një dëm i konsiderueshëm. Kjo teknikë e re tani e tutje mund të përdoret nga kirurgë të tjerë në mbarë botën”, tha profesor Geroza.

transplant zemre

Sondazh

Poll