Aktualitet

Banesa u përfshi nga flakët në Korçë/ Përfundon në spital një grua, pronari nuk gjendej në shtëpi kur ra zjarri

Një nga banorët e pallatit tha se flakët shpërthyen në apartament, ndërsa pronari nuk ndodhej në banesë pasi kishte shkuar të blinte bukë.

11 Dhjetor 2024, 20:26 Nga N.F
Banesa u përfshi nga flakët në Korçë/ Përfundon
Zjarri

KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zjarrin e regjistruar mbrëmjen e sotme në një apartament në një pallat në lagjen 14 të qytetit të Korçës. Dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes. 

Si pasojë e tymit të shkaktuar, një grua është transportuar në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Një nga banorët e pallatit tha se flakët shpërthyen në apartament, ndërsa pronari nuk ndodhej në banesë pasi kishte shkuar të blinte bukë. Zjarrfikëset dhe policia u njoftuan nga banorë të pallatit, që kanë parë flakët.

Pronari i apartamentit që u përfshi nga flakët jeton i vetëm dhe sipas banorëve është në gjendje të rënduar ekonomike.

“Ne e ndihmonim, çmund të bëjë ai i vetëm. I jepnim ndonjë vakt ushqim, ishte i vetëm fare, pa grua pa të afërm”, shprehet një tjetër banor.

zjarri ne korce

Sondazh

Poll