Aktualitet

EMRI/ Qëllohet me një plumb në bark 24-vjeçari shqiptar në Selanik, autori e ndoqi me motor derisa e plagosi

Sipas informacioneve, Pecaku është një person me precedentë penalë, i cili ishte dënuar për vjedhje dhe është liruar nga burgu një muaj më parë.

11 Dhjetor 2024, 19:49 Nga r.ll
EMRI/ Qëllohet me një plumb në bark 24-vjeçari shqiptar
foto ilustruese

GREQI- Një 24-vjeçar me origjinë shqiptarë është qëlluar mbrëmjen e sotme në Selanik me një plumb në bark. Raportohet se 24-vjeçaril, Ronaldo Pecaku është dërguar në spitalin AHEPA i lënduar rëndë. 

Sipas mediave greke, autori ka ndjekur me motor 24-vjeçarin në Egnatia Odos dhe e ka qëlluar pak para se të arrinin në rrugën me pagesë të Oreokastros. I plagosuri ka arritur të ecë drejt kabinës së pagesës, dhe më pas është rrëzuar. Punonjës e kalimtarë kanë njoftuar ambulancën dhe policinë. Kjo e fundit ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

Sipas informacioneve, Pecaku është një person me precedentë penalë, i cili ishte dënuar për vjedhje dhe është liruar nga burgu një muaj më parë.

 

plagosje ne selanik ronaldo pecaku

Sondazh

Poll