Aktualitet

Shpërthimi në Holandë me gjashtë të vdekur, mes viktimave edhe një shqiptar (EMRI)

Siç raportohet 44-vjeçari kishte jetuar në Holandë për më shumë se dy vite dhe është babai i tre fëmijëve, i një djali 7 muajsh, vajzës 6 vjeçe dhe djalit tjetër 10 vjeç.

11 Dhjetor 2024, 17:08 Nga E. D
Shpërthimi në Holandë me gjashtë të vdekur, mes
Vikel Kamberaj

HAGË- Disa ditë më parë ndodhi një shpërthim në Hagë ku u shemb një pjesë e një pallati dhe humbën jetën gjashtë persona. Mes viktimave ishte edhe Vikel Kamberaj, një inxhinier ndërtimi me kombësi greke dhe shqiptare. Siç raportohet 44-vjeçari kishte jetuar në Holandë për më shumë se dy vite dhe është babai i tre fëmijëve, i një djali 7 muajsh, vajzës 6 vjeçe dhe djalit tjetër 10 vjeç. Kamberaj u zhvendos nga Greqia në Holandë në gusht 2022 disa muaj pasi u kontaktua nga një rekrutues pune.

44-vjeçari ishte i emocionuar për mundësinë e ndërtimit të një jete më të mirë për familjen e tij nga Haga, pas një periudhe të vështirë gjatë krizës ekonomike të Greqisë dhe më pas pandemisë së koronavirusit. Gjithashtu gruaja e tij Maria Apostokali duke folur për “NL Times” tha se humbja e 44-vjeçarit ka qenë shkatërrues për miqtë dhe familjen. Ajo shprehet se kur ka parë lajmet ishte e shqetësuar për shpërthimin dhe zjarrin që kishte ndodhur në Tarëekamp në Hagë. Më tej ajo thotë se fëmijët ishin të shqetësuar dhe vazhdimisht pyesnin nëse babai i tyre është gjallë apo jo. 

“Ne po mendonim që të gjithë së bashku të lëviznim atje për një jetë më të mirë, shkolla më të mira dhe sepse në të vërtetë nuk ka dhunë. E megjithatë ne kemi jetuar në Greqi për kaq shumë vite dhe asgjë nuk ndodhi. Është ironike,” tha gruaja e inxhinierit.

vikel kamberaj shperthimi ne hage

Sondazh

Poll