Aktualitet

Organizonin lojëra fati në mënyrë të paligjshme, arrestohen 8 persona në Tiranë, 4 në hetim

Gjithashtu janë sekuestruar aparatet celulare në cilësinë e provës materiale.

11 Dhjetor 2024, 16:09 Nga E. D

Organizonin lojëra fati në mënyrë të paligjshme,

TIRANË- Tetë persona janë arrestuar në Tiranë dhe katër të tjerë janë proceduar, pasi kryenin aktivitete të  paligjshme të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara. Gjithashtu janë sekuestruar aparatet celulare në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja" operacioni policor i koduar "Bad spin 13". Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara, në lokale të ndryshme në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 8 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: M. M., F. F., Xh. H., M. B., G. D., F. Rr., Xh. D., dhe A. M., banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit G. K., Sh. B., G. N., dhe G. Xh. 12 aparatet celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan prokurorisë.

policia e tiranes

Sondazh

Poll