Bota

VIDEO/ Ushtria izraelite publikon pamjet: Kemi shkatërruar 80% të armatimeve të Bashar Al Assad, parandaluam marrjen e tyre nga armiku

Forcat Ajrore dhe Marina e Izraelit kryen më shumë se 350 sulme gjatë operacionit, të quajtur Bashan Arrow.

10 Dhjetor 2024, 22:53 Nga r.ll
VIDEO/ Ushtria izraelite publikon pamjet: Kemi shkatërruar 80% të
foto ilustruese

IZRAEL- Forcat e armatosura izraelite publikuan video të sulmeve ajrore në infrastrukturën ushtarake të ish-regjimit të Bashar Al Asadit në Siri. Sipas deklaratës së IDF-së, sulmet ajrore shkatërruan armë të avancuara për të parandaluar që ato të binin në duart e elementëve të armikut, përfshirë Hezbollahun.



Forcat Ajrore dhe Marina e Izraelit kryen më shumë se 350 sulme gjatë operacionit, të quajtur Bashan Arrow. Ushtria izraelite deklaroi se shkatërroi 70%-80% të armëve strategjike të regjimit.

Sipas deklaratës, sulmet ajrore goditën sistemet e mbrojtjes ajrore siriane, bazat ajrore, depot e armëve dhe objektet e prodhimit të armëve në Damask, Homs, Tartus, Lattakia, Palmyra. Po ashtu IDF është shprehur se bastisjet shkatërruan raketa, avionë luftarakë, helikopterë, tanke dhe më shumë. Sulmet e marinës izraelite në Gjirin Minet el-Beida dhe portin e Latakias në bregdetin sirian shkatërruan 15 anije të marinës siriane.

renia e regjimit ne siri ushtria izraelite bashar al assad

Sondazh

Poll