Bota

Pacientët e infektuar me sëmundjen misterioze në Kongo kanë rezultuar pozitivë edhe me malarie

Lajmin e konfirmoi sot kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Dr. Tedros Ghebreyesus shpjegoi se pacientët mund të kenë më shumë se një sëmundje në të njëjtën kohë.

10 Dhjetor 2024, 22:00 Nga N.F
Pacientët e infektuar me sëmundjen misterioze në Kongo kanë
Kongo

KONGO- Dhjetë pacientë që vuajnë nga sëmundja misterioze që ka shpërthyer në Republikën Demokratike të Kongos kanë rezultuar pozitive me malarie. Lajmin e konfirmoi sot kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Dr. Tedros Ghebreyesus shpjegoi se pacientët mund të kenë më shumë se një sëmundje në të njëjtën kohë.

“Nga 12 mostrat e mbledhura fillimisht, 10 rezultuan pozitivë për malarie, megjithëse është e mundur që të përfshihen më shumë se një sëmundje. Më shumë mostra do të mblidhen dhe do të testohen për të përcaktuar shkakun ose shkaqet e sakta”, tha të martën zëdhënësi i OBSH-së.

Ndërkohë, OBSH-ja ka theksuar se bëhet fjalë për një sëmundje “të padiagnostikuar dhe të panjohur ”. Marrëdhënia me gripin apo Covid-19 po hetohet si dhe malaria, fruthi dhe sëmundje të tjera. Shpërthimet e sëmundjes së paidentifikuar në një pjesë të largët të Republikës Demokratike të Kongos kanë shkaktuar alarm.

Ekipet e specializuara nga OBSH dhe Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve janë dërguar për të hetuar shpërthimin. Qeveria kongoleze ka raportuar se sëmundja ka vrarë 79 persona që nga 24 tetori, ndërsa janë identifikuar 376 raste. Shumica ishin fëmijë nën moshën pesë vjeç. Simptomat kryesore janë të ngjashme me gripin, ku pacientët përjetojnë dhimbje koke, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe anemi. 

malaria kongo obsh

Sondazh

Poll