Politike

“Pikë ku na godasin rregullisht!" Pastrimi i parave/ Rama: Nuk jemi të kënaqur me këtë, i mirëpresim të gjitha leksionet, duam të bëhemi më të mirë

Megjithatë, ai tha se nuk është ende i kënaqur dhe se i mirëpret të gjitha goditjet dhe leksionet "sepse duam të bëhemi shumë më të mirë".

10 Dhjetor 2024, 11:08 Nga M.B
“Pikë ku na godasin rregullisht!" Pastrimi i parave/ Rama: Nuk
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech” tha se pastrimi i parave është një tjetër pikë ku na godasin rregullisht me shkopin e mësuesit, teksa i referohet ndërkombëtarëve. Rama tha se kemi lënë mbrapa bashkë me disa vende të tjera në atë që është një tjetër. Megjithatë, ai tha se nuk është ende i kënaqur dhe se i mirëpret të gjitha goditjet dhe leksionet "sepse duam të bëhemi shumë më të mirë".

"Me modelin e inteligjencës artificiale që po ndërtojmë ne besojmë që rreth mesit të mandatit tonë të kartërt ne do të jemi vendi i parë që do të realizojmë prokurime me 90% të procesit pa njeriun dhe me një nivel objektiviteti transparence që është i pakonkurrueshëm dot nga çdo komision prokurimesh që bën këtë punë. Do të jetë një tjetër arritje, falë mundësisë që na jep teknologjia.

Se ndryshe procesi do të duhej të shkonte sensibilizo, trajno, eduko, prit që shqiptarët të bëhen gjermanë, e kështu me radhë, Në kushtet e sotme nuk është e nevojshme jo vetëm që të bëhemi por as të duam që të bëhemi si gjermanët.

Meqë ra fjala i kemi lënë mbrapa bashkë me disa vende të tjera në atë që është një tjetër pikë ku na godasin rregullisht me shkopin e mësuesit, në pastrimin e parave. Këtë nuk e them unë se ndryshe nuk do të isha normal, por e thotë indeksi i Bazel.

Janë jo pak por 7-8 vende që në indeks renditen pas Shqipërisë për pastrimin e parave, por nuk jemi të kënaqur me këtë, i mirëpresim të gjitha goditjet dhe leksionet sepse duam të bëhemi shumë më të mirë", tha Rama

edi rama

Sondazh

Poll