Bota

SHBA kryen më shumë se 75 sulme ajrore ndaj IS në Siri

Centcom thotë se SHBA kreu më shumë se 75 sulme ajrore të dielën, në një përpjekje për të eliminuar kampet e ISIS në Sirinë qendrore. 

8 Dhjetor 2024, 22:53 Nga E. D

SHBA kryen më shumë se 75 sulme ajrore ndaj IS në Siri

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden, paralajmëroi grupin e Shtetit Islamik që të mos përpiqet të përfitojë nga çdo vakum i krijuar nga tranzicioni i pushtetit në Siri. Ai tha se SHBA-të kanë kryer rreth dhjetëra sulme ajrore precize brenda Sirisë kundër objektivave të IS-it sot. 

Komanda Qendrore e SHBA (Centcom) e cila është përgjegjëse për interesat e SHBA në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Jugore, ka dhënë detaje për këto sulme. Centcom thotë se SHBA kreu më shumë se 75 sulme ajrore të dielën, në një përpjekje për të eliminuar kampet e ISIS në Sirinë qendrore.  Ata thanë se nuk ka indikacione për viktima civile. 

“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim ne nuk do të lejojmë që ISIS të rindërtohet dhe të përfitojë nga situata aktuale në Siri. Të gjitha organizatat në Siri duhet të dinë se ne do t’i mbajmë ato përgjegjëse nëse ata janë partnerë ose mbështesin ISIS-in në çfarëdo mënyre”, tha gjenerali Michael Erik Kurilla, komandanti i Centcom.

siri is joe biden

Sondazh

Poll