Bota

Fotoja e parë e Bashar al-Assad në Rusi pasi mori azil nga Moska

Sipas agjencisë ruse, Moska i dha azil ish-presidentit të Sirisë, i cili u largua nga vendi i tij më herët sot.

8 Dhjetor 2024, 22:42 Nga I.A
Fotoja e parë e Bashar al-Assad në Rusi pasi mori azil nga Moska
Bashar al-Assad me familjen

RUSI- Bashar al-Assad dhe anëtarët e familjes së tij u dhanë azil nga rusët. Agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti raportoi se Assad dhe familja e tij janë tashmë në Rusi. Sipas agjencisë ruse, Moska i dha azil ish-presidentit të Sirisë, i cili u largua nga vendi i tij më herët sot.

Assad dhe anëtarët e familjes së tij mbërritën në Moskë. Rusia, për arsye humanitare, u dha atyre azil”, tha një burim i Kremlinit në mënyrë specifike për agjencitë publike të lajmeve TASS dhe Ria Novosti.

Thriller me fatin e Bashar Al-Assad

Thrileri për fatin e Bashar al-Assad filloi që nga momenti kur rebelët hynë në kryeqytetin sirian. Një aeroplan i Sirisë Air u ngrit nga aeroporti i Damaskut rreth kohës kur kryeqyteti u kap nga rebelët, sipas të dhënave nga faqja e internetit FlightRadar. Avioni fillimisht fluturoi drejt brigjeve të Sirisë, një bastion i alavitëve të Asadit, por më pas bëri një kthesë të fortë 180 gradë dhe fluturoi për disa minuta në drejtim të kundërt përpara se të zhdukej nga harta.

bashar al-assad

Sondazh

Poll