Bota

Izraeli godet ndërtesën e Damaskut ku Assad dyshohet se ka testuar armë kimike dhe raketa balistike

Sipas mediave izraelite dhe perëndimore, regjimi i Asadit po kryente programe të armëve kimike dhe raketave balistike në Qendrën Kërkimore.

8 Dhjetor 2024, 16:34 Nga E. D
Izraeli godet ndërtesën e Damaskut ku Assad dyshohet se ka testuar
pamje nga sulmi

SIRI- Izraeli ka goditut Qendrën Kërkimore Shkencore Siriane (SSRC) në Damask të dielën pasdite. Sipas mediave izraelite dhe perëndimore, regjimi i Asadit po kryente programe të armëve kimike dhe raketave balistike në Qendrën Kërkimore.

Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përshëndeti rrëzimin e presidentit sirian Bashar al-Assad, duke e quajtur atë një ditë historike, të cilën ai ia atribuoi sulmeve të ushtrisë së tij kundër Iranit pro Damaskut dhe Hezbollahut në Liban. Duke vizituar një zonë pranë kufirit me Sirinë, Netanyahu tha se ka urdhëruar ushtrinë izraelite të kapë territorin në zonën tampon për të garantuar sigurinë e Izraelit.

“Ne nuk do të lejojmë që asnjë forcë armiqësore të vendoset në kufijtë tanë”, theksoi ai.

Ministri i Mbrojtjes Israel Katz tha se vendimi për të vendosur forcat ushtarake në zonën tampon të kontrolluar nga OKB-ja u mor për të mbrojtur komunitetet izraelite në Lartësitë Golan. Duke folur në televizion nga kufiri me Sirinë, Katz tha se Izraeli është i vendosur të mbrojë këto komunitete.

izrael

Sondazh

Poll