Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Presidenti izraelit telefonon Elon Musk, diskutojnë për pengjet në Gaza

CNN bën të ditur se presidenti izraelit i bëri telefonatën Elon Musk me kërkesë të anëtarëve të familjarëve të pengjeve, të cilët shpresojnë se Musk do të jetë në gjendje të ushtrojë presion mbi të gjitha palët për të siguruar një marrëveshje.

6 Dhjetor 2024, 17:32 Nga E. D
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Presidenti izraelit telefonon Elon Musk,
Isaac Herzog, Elon Musk

IZRAEL- Presidenti izraelit Isaac Herzog ka telefonuar Elon Musk për të diskutuar në lidhje me rinisjen e bisedimeve për të siguruar lirimin e pengjeve që aktualisht mbahen në Gaza. CNN bën të ditur se presidenti izraelit i bëri telefonatën Elon Musk me kërkesë të anëtarëve të familjarëve të pengjeve, të cilët shpresojnë se Musk do të jetë në gjendje të ushtrojë presion mbi të gjitha palët për të siguruar një marrëveshje.

Gjithashtu ky komunikimi vjen pasi presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, paralajmëroi të hënën se nëse pengjet që mbahen në Gaza nuk lirohen para se ai të betohet president më 20 janar, situata në Lindjen e Mesme do të “bëhet ferr”.

“Pati një bisedë mes Presidentit dhe disa familjeve të pengjeve, ku një nga temat e diskutuara ishte ndikimi i Trump, dhe emri i Elon Musk një person me ndikim tek Trump. Prandaj, mbajtja e një kanali të hapur me të është e rëndësishme," tha një burim. 

Ndërkohë besohet se janë 100 pengje, të vdekur dhe të gjallë, që mbahen aktualisht në Gaza, 96 prej të cilëve u morën gjatë sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor të vitit të kaluar. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është nën presion të madh nga familjet e të kapurve për të siguruar lirimin e tyre, por përpjekjet e përsëritura për të arritur një marrëveshje armëpushimi për pengjet kanë dështuar. Nëntorin e kaluar, Musk udhëtoi në Izrael për të takuar udhëheqësit dhe të afërmit e pengjeve, si pjesë e përpjekjeve të tij për të hequr dorë nga një postim antisemitik në Twitter.

isaac herzog elon musk

Sondazh

Poll