Bota

Qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin ende bosh/ Ministri i Brendshëm i Italisë: Nuk e kemi me urgjencë riaktivizimin e tyre, presim vendimin e gjykatës

Për sa i përket përfundimit të dhënies së vendimit nga Gjykata e Lartë italiane, sipas shumë komentuesve, ai mund të shtyhet, në mënyrë që Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian të shprehë fillimisht mendimin e saj për të gjithë këtë çështje.

6 Dhjetor 2024, 14:34 Nga r.ll
Qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin ende bosh/
matteo piatendosi

ITALI  Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi ka folur lidhur për qendrat e strehimit të përkohshëm të emigrantëve që janë ngritur në Shqipëri, por që menaxhohen nga qeveria e Italisë. Pas një sërë vendimesh të gjyqtarëve italianë, të cilët nuk e konfirmuan dërgimin e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër, këto qendra mbeten bosh. Ministri u shpreh se qeveria pret vendimin e Gjykatës së Lartë që vendosë pastaj si do të procedojë me qendrat. 

“Nuk ka nevojë urgjente për të riaktivizuar qendrat tona për emigrantë në Shqipëri. Ne presim që Gjykata e Lartë e vendit tonë të vendosë e para.”, tha Piantedosi. Ai shtoi më tej se, “në këtë fazë zbarkimet e emigrantëve nga Afrika e Veriut, me destinacion Italinë e Poshtme, janë reduktuar dukshëm dhe se qeveria Meloni do të marrë vendimet përkatëse në varësi të zhvillimeve”.

Italia dërgoi në Shqipëri fillimisht një grup prej 16 emigrantësh nga Bangladeshi dhe Egjipti muajin e kaluar. Katër prej tyre u kthyen në Itali në ditën e njëjtë, sepse ishin të mitur ose kishin probleme shëndetësore. Dymbëdhjetë të tjerët u kthyen mbrapsht tri ditë më vonë, pas një gjykatë në Romë më 18 tetor urdhëroi që ata të mos mbahen në Shqipëri për shkak vendet e tyre të origjinës, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk ishin vende të sigurta.

Edhe më 11 nëntor Gjykatësit në Romë kanë refuzuar që të miratojnë ndalimin e një grupi emigrantësh në qendrat në Shqipëri, që operohen nga Italia. Ky veprim paraqet një goditje të re për planin e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, për të dërguar emigrantët në dy qendra të pritjes. Për sa i përket përfundimit të dhënies së vendimit nga Gjykata e Lartë italiane, sipas shumë komentuesve, ai mund të shtyhet, në mënyrë që Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian të shprehë fillimisht mendimin e saj për të gjithë këtë çështje.

qendrat ne shengjin dhe gjader marreveshja me italine per emigrantet matteo piantedosi 

Sondazh

Poll