Aktualitet

Nën akuzë për tjetërsim të pronave, Gjykata e Durrësit cakton masën “arrest shtëpie” për ish-juristin e Kadastrës

Zaho ishte person në kërkim që nga muaji prill 2024, pasi me kërkesë të Prokurorisë Gjykata kishte vendosur në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg” për të.

6 Dhjetor 2024, 16:39 Nga M.B
Nën akuzë për tjetërsim të pronave, Gjykata e
Foto ilustruese

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-juristin e Kadastrës së Durrësit Mikel Zaho pasi akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim me 4 zyrtarë të tjerë për tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në zonën e Spitallës.  

Zaho ishte person në kërkim që nga muaji prill 2024, pasi me kërkesë të Prokurorisë Gjykata kishte vendosur në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg” për të. Hetimet e nisura që në vitin 2019 zbuluan një skemë për përfitimin e paligjshëm të 151 mijë metër katrorë tokë në Spitallë të Durrësit.

Rasti u rikthye në shkurt të vitit të kaluar pas denoncimit të një qytetari se toka e tij, ende në gjyq për njohjen e pronësisë në Gjykatën e Lartë, ishte zaptuar nga dy subjekte, njëri prej të cilëve pretendonte ta kishte blerë pronën nga një kompani tjetër.

 

durres

Sondazh

Poll