Aktualitet

Aksident në Kroaci, humb jetën 58-vjeçari shqiptar

Mësohet se njëri nga viktimat është një 58-vjeçar shqiptar. 

6 Dhjetor 2024, 16:26 Nga E. D
Aksident në Kroaci, humb jetën 58-vjeçari shqiptar
foto ilustruese

KROACI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Kroaci, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Mësohet se njëri nga viktimat është një 58-vjeçar shqiptar. Mediat e huaja shkruajnë se aksidenti ka ndodhur në rrugën shtetërore D-8 në afërsi të Primoshtenit,

ku një automjet i drejtuar nga 58 -vjeçari shqiptar, ka kaluar në kahun e kundërt të lëvizsjes duke u përplasur me një automjet që drejtohej nga një shtetas kroat 85 vjeç.

Gjithashtu si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesit e dy mjeteve, ndërsa është plagosur rëndë edhe pasagjeri 52-vjeçar, që ndodhej në automjetin e 58-vjeçarit shqiptar. 

aksident ne kroaci

Sondazh

Poll