Aktualitet

Sherr mes dy shqiptarëve në qendër të Athinës, plagoset njëri prej tyre, autori në pranga

Po ashtu mësohet se autori është vënë në pranga dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie nën akuzën e plagosjes së rëndë me dashje.

3 Dhjetor 2024, 19:50 Nga E. D
Sherr mes dy shqiptarëve në qendër të Athinës, plagoset
pamje nga vendngjarja

GREQI- Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes dy shqiptarëve mbrëmjen e sotme në Platia Vathi në qendër të Athinës. Gjithashtu dyshohet se shkak i sherrit mes tyre ka qenë një pazar i prishur. Siç raportohet autori është një 35-vjeçar ndërsa i plagosuri është një 55-vjeçar.

Po ashtu mësohet se autori është vënë në pranga dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie nën akuzën e plagosjes së rëndë me dashje. Ndërsa i plagosuri është dërgua në spital në gjendje të rëndë. Ndërkohë policia po heton për shkaqet e ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin grek.

sher me dy shqiptareve ne greqi

Sondazh

Poll