3 Dhjetor 2024, 18:35
Nga E. D
biskotat
SHBA- Përgatitja e shtëpive dekorative me biskotat tradicionale me xhinxher të Krishtlindjeve, të njohura si ‘gingerbread’, është një traditë që ndiqet në shumë vende të ndryshme të botës për këtë festë. Por, siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës Raron Ranen, një muze në Nju Jork e ka çuar më përpara traditën duke përdorur biskotat e thjeshta për të krijuar disa prej objekteve simbol të Nju Jorkut.
Në këtë periudhë pushimesh, shkoni në Muzeun e Qytetit të Nju Jorkut dhe përhumbni në aromën e këndshme. Brenda do të gjeni variante të ndërtesave ikonë të Nju Jorkut, të prodhuara me biskotat tradicionale me xhinxher të Krishtlindjes, në një konkurs për çmimin e dizajnimit dhe përgatitjes të mirë të tyre, në atë që njihet si “Konkursi i kulinarisë për Ndërtesat e Mëdha”.
“Hyra dhe ndjeva aromën e biskotave. Eshtë vërtet shumë këndshëm. Ndihet një aromë shumë e mire, shumë shumë e mire”, shprehet Mikhail Graham, vizitor në muze.
Sipas rregullave të konkursit, çdo prodhim duhet të jetë tërësisht i ngrënshëm dhe së paku 80 për qind e përbërjes të jetë me biskotat tradicionale.
“Kemi ndërtesat që janë simbol i Nju Jorkut që njerëzit do t'i njohin menjëherë, duke përfshirë Kullën e Lirisë dhe qendrën artistike Oculus, në Manhatan, brenda Qendrës Botërore të Tregëtisë. Kemi ndërtesën gjigande “Empire State Building” me gorrillën King Kong dhe njeriun merimangë Spider-Man që zvarriten lart. Këtë vjet çmimi shkoi për prodhimin me biskotat tradicionale të parkut argëtues “Wonder Wheel” në Coney Island në qytetin e Nju Jorkut", tha një tjetër.
Megjithatë, jo të gjitha prodhimet janë të bazuara tek arkitektura. Pastiçierja Jewel Johnson u frymëzua nga një prej ushqimeve më ikonike të Nju Jorkut, pica.
"Përdora krem për të përgatitur salcën dhe krem tjetër për djathin. Dhe përdora një si rende djathi për të krijuar idenë e mocarelës", tregon ai.
Vizitorët thonë se këto krijime po i bëjnë ata të ndjejnë aromën e festave.
"Mendoj se është fantastike, veçanërisht këtë periudhë të vitit, pasi më fut në atmosferën e festave. Pra, është shumë bukur të shohësh vepra të tilla artistike nga pastiçier kaq të mrekullueshëm", tha një vizitor.
Ekspozita është e hapur deri më 12 janar, duke u ofruar vizitorëve një shans për të përjetuar magjinë dhe ëmbëlsinë e Nju Jorkut./VOA
nju jorkut biskotat e krishtlindjes
Bota
3 Dhjetor 2024, 18:18
E. D
Kate Middleton
LONDËR- Princesha e Uellsit, Kate Middleton, u kthye në detyrat e saj mbretërore pas përfundimit të trajtimit ...
Bota
3 Dhjetor 2024, 18:16
ZH.LL
luftimet
GAZA- Izraeli ka vazhduar të godasë Gazën, duke vrarë dhjetëra dhe duke lëshuar kërcënime të reja eva...
Bota
3 Dhjetor 2024, 17:54
ZH.LL
Woo Won-sik
KORE E JUGUT- Ligjvënësit që u mblodhën në parlamentin e Koresë së Jugut votuan për të bllokuar de...
Bota
3 Dhjetor 2024, 17:43
ZH.LL
Obrien-Vucic
BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ka biseduar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit p&eu...
Bota
3 Dhjetor 2024, 17:21
E. D
foto ilustruese
BRUKSEl- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të martën se NATO-ja duhet të marrë të gjitha masat q&eum...
Bota
3 Dhjetor 2024, 17:17
ZH.LL
Yoon Suk Yeol
KORE E JUGUT- Vendimi i Presidentit Yoon Suk Yeol për të shpallur ligjin ushtarak është një nga vendimet më d...
Bota
3 Dhjetor 2024, 17:07
E. D
Sir Keir Starmer
BRITANI E MADHE- Më shumë se 20,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi ka...
Bota
3 Dhjetor 2024, 16:48
ZH.LL
Joe Biden-João Lourenço
SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se është “shumë krenar që ësht&eu...
Bota
3 Dhjetor 2024, 16:35
ZH.LL
Protesta
KORE E JUGUT- Presidenti Yoon Suk Yeol dha mesazhin në një mesazh natën vonë kombit.
Ai tha se ishte e nevojshme për t&e...
Bota
3 Dhjetor 2024, 16:30
ZH.LL
Rutte
BRUKSEL- NATO do të rrisë ndarjen e inteligjencës dhe do të përmirësojë mbrojtjen e infrastrukturës kritike n...