Bota

Ligji ushtarak në Korenë e Jugut/ Kryetari i Kuvendit e shpall të pavlefshëm: Presidenti duhet të heqë menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme!

Nga 300 anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut, 190 ishin të pranishëm për të votuar në seancën urgjente të natës vonë, e cila u zhvillua disa orë pasi presidenti Yoon Suk Yeol shpalli gjendjen ushtarake në një fjalim televiziv. Të gjithë 190 votuan për të bllokuar lëvizjen.

3 Dhjetor 2024, 17:54 Nga ZH.LL
Ligji ushtarak në Korenë e Jugut/ Kryetari i Kuvendit e shpall të
Woo Won-sik

KORE E JUGUT- Ligjvënësit që u mblodhën në parlamentin e Koresë së Jugut votuan për të bllokuar dekretin e presidentit për ligjin ushtarak.

Nga 300 anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut, 190 ishin të pranishëm për të votuar në seancën urgjente të natës vonë, e cila u zhvillua disa orë pasi presidenti Yoon Suk Yeol shpalli gjendjen ushtarake në një fjalim televiziv. Të gjithë 190 votuan për të bllokuar lëvizjen.

“Presidenti duhet të heqë menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake pas votimit në Asamblenë Kombëtare. Tani, shpallja e gjendjes ushtarake emergjente është e pavlefshme,” tha Woo Won-sik, kryetari i Asamblesë Kombëtare.

“Njerëzit duhet … të jenë të qetë. Asambleja Kombëtare do ta mbrojë demokracinë me popullin”, tha ai.

Është e paqartë nëse Yoon do të pajtohet me votën, të cilën atij i kërkohet ta bëjë sipas ligjit të Koresë së Jugut.

Dekreti për ligjin ushtarak, i publikuar pak përpara se ligjvënësit të mblidheshin në parlament, shpalli të ndaluara të gjitha aktivitetet politike dhe parlamentare.

kore e jugut ligji ushtarak kuvendi

Sondazh

Poll