Bota

Europol çmontoi aplikacionin e radhës së krimit të organizuar, si ranë në gjurmët e Matrix autoritetet europiane?

Sipas mediave të huaja, ishte rastësia ajo që çoi në zbulimin e aplikacionit “Matrix” dhe që i lejoi autoriteteve holandeze të kenë akses në 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë të ndryshme, të komunikimit mes anëtarëve të botës së krimit.

3 Dhjetor 2024, 15:59 Nga M.B
Europol çmontoi aplikacionin e radhës së krimit të
Foto ilustruese

HOLANDA- Një shërbim i koduar i mesazheve që përdorej për trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve është zbuluar nga autoritetet evropiane, siç njoftoi sot Europol. Sipas mediave të huaja, ishte rastësia ajo që çoi në zbulimin e aplikacionit “Matrix” dhe që i lejoi autoriteteve holandeze të kenë akses në 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë të ndryshme, të komunikimit mes anëtarëve të botës së krimit.

Raportohet se MATRIX u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez, Peter R de Vries në vitin 2021. Aty nisi edhe një hetim në shkallë të gjerë për shërbimin e mesazheve.

Shumë shpejt u bë e qartë se infrastruktura e kësaj platforme ishte teknikisht më komplekse se platformat e mëparshme si Sky Ecc dhe EncroChat. Rrjeti kishte rreth 8,000 përdorues që paguanin midis 1300 dhe 1600 € për një abonim gjashtë mujor.

“Mesazhet që u përgjuan lidhen me krime të rënda si trafiku ndërkombëtar i drogës, trafiku i armëve dhe pastrimi i parave. Autoritetet ishin në gjendje të monitoronin mesazhet nga kriminelët e mundshëm, të cilat tani do të përdoren për të mbështetur hetime të tjera", tha Europol.

matrix

Sondazh

Poll