Bota

Përléshen deputetët në Parlamentin serb, shkak Mali i Zi (VIDEO)

28 Dhjetor 2019, 09:31 Nga DOSJA
Përléshen deputetët në Parlamentin serb, shkak Mali i Zi

SERBI- Një incident ka ndodhur në Parlamentin e Serbisë kur deputetët e opozitës nga partia Dveri, Boshko Obradoviq dhe Ivan Kostiq hynë në sallën e Kuvendit, duke mbajtur pankarta në duar në të cilat shkruhej: “Milo, hajdut, nuk t’i japim gjërat e shenjta” dhe “Serbi, pse po hesht?”.Bëhet fjalë për presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Sipas REL, sherri  i deputetëve opozitarë serbë kishte të bënte me faktin se Serbia nuk është përgjigjur ende ndaj miratimit të një ligji për komunitetet fetare në Malin e Zi, i cili ka ngritur shqetësime se ky dokument mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronësinë në pronat që administron.

Deputetët e parlamentit serb kërkuan një seancë të jashtëzakonshme për situatën në Mal të Zi.Më pas pati një konfrontim fizik me deputetët e shumicës në pushtet.

Obradoviq u ndal para kryesueses së seancës dhe pyeti deputetët “nëse ata mbështesin grabitjen e kishave dhe manastireve serbe dhe arrestimin e deputetëve në Mal të Zi”.

Pastaj atij iu afrua kreu i grupit parlamentar të Partisë Progresive Serbe në pushtet, Aleksandar Martinoviq, dhe deputetë tjerë të shumicës parlamentare, duke u shkaktuar më pas edhe përleshja fizike.

Kryetarja e Kuvendit, Maja Gojkoviq, u kërkoi deputetëve të qëndrojnë në vendet e tyre dhe të mos përgjigjen ndaj asaj që ajo e quajti provokim nga ana e Boshko Obradoviq.

Ajo gjithashtu kërkoi nga Shërbimi i Sigurisë së Kuvendit të mos reagojë. Seanca më pas u shty por rifilloi shumë shpejt.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni milo gjukanoviç parlamenti serb sherri mes deputeteve milo gjukanoviç parlamenti serb sherri mes deputeteve

Sondazh

Poll