Bota

Trump zgjedh vjehrrin e vajzës këshilltar për Lindjen e Mesme, kush është biznesmeni i njohur amerikano-libanez

Gjithashtu Trump e bëri njoftimin në rrjetin e tij social Truth Social, duke thënë se Boulos është shumë i respektuar në botën e biznesit, me përvojë të gjerë në skenën ndërkombëtare.

1 Dhjetor 2024, 20:20 Nga E. D
Trump zgjedh vjehrrin e vajzës këshilltar për Lindjen e Mesme,
Massad Boulos

SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka emruar miliarderin Massad Boulos për të shërbyer si këshilltar i lartë për çështjet arabe dhe të Lindjes së Mesme. Gjithashtu Trump e bëri njoftimin në rrjetin e tij social Truth Social, duke thënë se Boulos është shumë i respektuar në botën e biznesit, me përvojë të gjerë në skenën ndërkombëtare.

“Ai është një mbështetës prej kohësh i vlerave republikane dhe konservatore, një pasuri për fushatën time dhe instrument në ndërtimin e aleancave të reja me Komunitetin Arabo-Amerikan. Massad është një negociator dhe një mbështetës i palëkundur i paqes në Lindjen e Mesme”, tha Trump. 

Boulos, vjehrri i vajzës së Trump, Tiffany, zhvilloi takime radhazi me liderët arabo-amerikanë dhe myslimanë gjatë fushatës së presidentit republikan. Ai ka të ngjarë të punojë me Steve Witkoff, të cilin Trump e emëroi muajin e kaluar si të dërguarin e tij special për Lindjen e Mesme.

Gjithashtu është hera e dytë në ditët e fundit që Trump ka zgjedhur vjehrrin e një prej fëmijëve të tij për të shërbyer në administratën e tij. Të shtunën, Trump njoftoi se kishte zgjedhur babanë e dhëndrit të tij Jared Kushner, manjatit të pasurive të paluajtshme Charles Kushner, për të shërbyer si ambasador i SHBA në Francë.

donald trump massad boulos

Sondazh

Poll