Bota

Zelenskyy: Duam armë dhe garanci nga NATO përpara negociatave me Moskën

Zelenskyy i bëri deklarata pas takimit që pati me kreun e ri të diplomacisë evropiane Kaya Callas dhe presidenti i ri i Këshillit Evropian Antonio Costa, të cilët ishin në një vizitë simbolike mbështetëse Kiev, në ditën e parë të mandatit të tyre.

1 Dhjetor 2024, 19:30 Nga E. D
Zelenskyy: Duam armë dhe garanci nga NATO përpara negociatave me
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha sot se vendi i tij ka nevojë për më shumë armë dhe garanci sigurie nga NATO përpara negociatave të mundshme me Rusinë për t'i dhënë fund pushtimit të Ukrainës që filloi në vitin 2022. Zelenskyy i bëri deklarata pas takimit që pati me kreun e ri të diplomacisë evropiane Kaya Callas dhe presidenti i ri i Këshillit Evropian Antonio Costa, të cilët ishin në një vizitë simbolike mbështetëse Kiev, në ditën e parë të mandatit të tyre.

Udhëtimi vjen pasi tensionet midis Moskës dhe Perëndimit janë të larta pas sulmeve të Ukrainës në territorin rus me raketa amerikane dhe britanike dhe lëshimit të një rakete eksperimentale hipersonike dhe kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore. Ndërsa thirrjet për negociata me Moskën bëhen gjithnjë e më të ngutshme, përfshirë edhe nga aleatët e Kievit, Zelenskyy siguroi se vendi ka nevojë për armë, duke përfshirë një numër të mirë ose një numër të mjaftueshëm armësh me rreze të gjatë të llojeve të ndryshme. Përveç kësaj, ai iu referua nevojës për një hap përpara me NATO-n.

"Ftesa e Ukrainës për t'u bashkuar me NATO-n është e nevojshme për mbijetesën tonë," theksoi ai, ndërsa Moska pohon se e nisi pushtimin e saj kryesisht për të bllokuar një afrim midis Kievit dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Presidenti ukrainas tha se ka ende kohë që SHBA të bindë njerëzit "të kujdesshëm" në Evropë se Ukraina duhet të marrë një ftesë për t'u anëtarësuar në NATO. Gjatë konferencës për shtyp në Kiev ai vuri në dukje se çdo ftesë për t'u anëtarësuar në Aleancë duhet të zbatohet në të gjithë territorin ukrainas, por pranoi se ombrella mbrojtëse e NATO-s nuk mund të zbatohet në territoret e pushtuara të Ukrainës derisa lufta vazhdon.

"Kur t'i kemi të gjitha këto elemente dhe të jemi të fortë, do të përcaktojmë (...) axhendën me vrasësit", theksoi Volodymyr Zelenskyy. 

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll