Aktualitet

Agron Tufa publikon dokumentet: Spartak Braho xhelát i diktaturës, ka firmosur për dënimin me vdekjé të Gjergj Hanit

27 Dhjetor 2019, 21:13 Nga DOSJA
Agron Tufa publikon dokumentet: Spartak Braho xhelát i diktaturës,

TIRANË- Agron Tufa dhe pse është larguar në azil, nuk e ka ndalur luftén e tij me Spartka Brahon dhe zbulimin e kriméve të bëra gjatë kohës së Komunizmit. Në një reagim në Facebook, Tufa ka publikuar sot disa dokumente dhe shkruan se Spartak Braho ka firmosur dënimin me vdekjé të minorenit Gjergj Hani gjatë periudhës së diktaturés.

Ish i dënuari Gjergj Hani (dhe tok me të dhe ne) e ka (kemi) xhelatin e tij (tonë) deputet në Komisionin e Ligjeve, që dmth, ai edhe sot ‘bën Ligjin’”, shkruan Braho.

 

 

POSTIMI I PLOTË

Epo kur të merr nëpër gojë një kriminel e xhelat i diktaturës më genocidialé në botë, si Spartak Braho; kur të merr nëpër gojë, të shpif e të kërcénon, të jep dhe këshilla si të shkruash, ai që të vetmen bukuri njeh shaptilografimin e formulit të vendimeve të tij me vdékje; kur përdor ironinë e të bën moral ai që ka dhënë dënime politike me vdekje; kur të akuzon për korrupsion, ai që sekuestroi serverin e tatimeve sapo erdhi në pushtet; kur të bën moral ai që ka dënuar politikisht minorenë, atëherë shkon idioma “Hapu dhé të futem!”

Sikur vetëm një sekondë ta imagjinoja veten “spartak”, në gjysmën e dytë të sekondës do ia kisha hequr rrufeshëm vetes në sheshin “Skënderbej”! Njihuni me punët e ra të Spartakiadës: dosja e dënimit të minorenit Gjergj Hani. Ish i dënuari Gjergj Hani (dhe tok me të dhe ne) e ka (kemi) xhelatin e tij (tonë) deputet në Komisionin e Ligjeve, që dmth, ai edhe sot “bën Ligjin”. Gjithë sa thamë është mirë të shoqërohet me këngën e Dervish Shaqes “O moj Shqypni o mos thuej se mbarova!”

Pak muaj më parë, shkrimtari, njëkohësisht dhe drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa u kërcënua me vdekje nga një mesazh në Facebook.  Agron Tufa ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban. Debatin më të ashpër publik ,Tufa e ka pasur me deputetin e PS, Spartak Braho, i cili tha se ky i fundit po nxin historinë. Pas shumë kërcënimeve Tufa është larguar në Zvicër dhe ka kërkuar azil politik. Largimi i Tufës ka ngjallur debate në vend, ku sërish ka kundër dhe pro vendimit të tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa dhe spartak braho agron tufa kerkon azil ne zvicer kërcënohet agron tufa agron tufa dhe spartak braho agron tufa kerkon azil ne zvicer kërcënohet agron tufa

Sondazh

Poll