Bota

Michael Roth: Sulmi në Ibër Lepenc, i ngjashëm me metodat terroriste ruse

Me anë të një postimi në X, Roth tha se ky sulm sipas tij është i ngjashëm me metodat ruse.

30 Nëntor 2024, 22:37 Nga I.A
Michael Roth: Sulmi në Ibër Lepenc, i ngjashëm me metodat
Michael Roth

GJERMANI- Michael Roth, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman, ka dënuar fuqishëm sulmin e fundit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Kosovë, duke e quajtur atë një “akt terrorist”. Me anë të një postimi në X, Roth tha se ky sulm sipas tij është i ngjashëm me metodat ruse.

“Këto janë metoda terroriste ruse kundër një shteti sovran në zemër të Evropës. Këto sulme duhet të hetohen në thellësi. Nëse Serbia vërtet është pas kësaj, gjë që shpresoj të mos jetë, kjo do të shënonte fundin e negociatave të BE-së me Serbinë”, tha deputeti gjerman.

michael roth

Sondazh

Poll