Bota

Sulmi me eksploziv në veri të Kosovës/ Presidentja sllovene: Akt i neveritshëm

Pirc-Musar, përmes një postimi në platformën “X” ka thënë se është e bindur se autorët do të gjenden dhe do të dalin para drejtësisë.

30 Nëntor 2024, 22:21 Nga I.A
Sulmi me eksploziv në veri të Kosovës/ Presidentja sllovene: Akt
Natasha Pirc Musar

SLLOVENI- Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, ka reaguar pas sulmit të së premtes me eksploziv ndaj kanalit Ibër – Lepenc. Pirc-Musar, përmes një postimi në platformën “X” ka thënë se është e bindur se autorët do të gjenden dhe do të dalin para drejtësisë.

“Çdo sulm ndaj civilëve në çfarëdo forme është një akt i neveritshëm e qyqar dhe sabotimi i infrastrukturës kritike civile që furnizon popullin e Kosovës me ujë të pijshëm nuk është asgjë më pak se kaq”, ka shkruar presidentja sllovene.

natasha pirc musar

Sondazh

Poll