Aktualitet

Punon pa leje mjedisore, fabrika e vajit në Lushnjë shqetësim për banorët

Sipas ankesave të banorëve të një shtëpie ngjitur me fabrikën, aty janë shkelur rregullat mjedisore duke derdhur mbetjet e ullirit, bërsitë, në një gropë aty pranë dhe në oborrin e banesës së tyre. Kjo

29 Nëntor 2024, 21:42 Nga r.ll
Punon pa leje mjedisore, fabrika e vajit në Lushnjë shqetësim
hazis cela

LUSHNJE- Një fabrikë vaji ulliri në zonën e Kolonjës, Lushnjë, është kthyer në qendër të një konflikti të vazhdueshëm me banorët e zonës dhe pronarit. Fqinjët e fabrikës ankohen për ndotjen e mjedisit, aromën e pakëndshme dhe dëmtimin e shtëpisë dhe pronave të tyre.

Sipas ankesave të banorëve të një shtëpie ngjitur me fabrikën, aty janë shkelur rregullat mjedisore duke derdhur mbetjet e ullirit, bërsitë, në një gropë aty pranë dhe në oborrin e banesës së tyre. Kjo ka çuar në përmbytje të shtëpisë dhe dëmtimin e bimëve.

Ortenca Sota, banorja e prekur, shpreh për Piranjat shqetësimin e saj: “Kemi jetuar në një mjedis të ndotur për vite me rradhë. Aroma e mbetjeve është e padurueshme, dhe dëmet në shtëpinë tonë janë të konsiderueshme.”

Pronari i fabrikës, Hazis Çela, ka pranuar problemin, por ka minimizuar ndikimin e tij. Megjithatë ai pranoi se do e zgjidhë çështjen me Ortencën dhe të dy i dhanë duart njëri-tjetrit, në shenjë paqe.

Ndërsa, bashkia e Lushnjës, tha se pronarit të fabrikës i janë bërë herë pas here vërejtje, por ai nuk ka reaguar për t’u përmirësuar. Për këtë arsye, ekspertja e mjedisit në bashki, Irena Sinani tha se tashmë do t’i drejtohen me një shkresë IKMT në Fier për të marrë masa kundrejt tij, për ndotjen e mjedisit dhe për mungesën e lejes mjedisore.

ortenca sota hazis cela lushnje

Sondazh

Poll