Insights

Po flasim për Festivalin e Këngës, jo për club-e a karaoke, patetikët lanë në indiferencë totale këngëtarë të talent

24 Dhjetor 2019, 07:43 Nga DOSJA
Po flasim për Festivalin e Këngës, jo për club-e a karaoke,

Mikaela Minga dhe Rita Petro, të vetmet shqiptare antare të jurisë së Festivalit 58-t të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, që me profesionalitetin e tyre treguan se fatmirësisht mentaliteti i “gjykimeve popullore” është lënë pas. Tre anetarët e huaj të jurisë që vlerësojnë me pikë minimale këngën e Bojken Lakos, më bëjnë skeptipe për perfshirjen e tyre në vlerësimin e këngës shqip. Po aq skeptike dhe dyshuese më bën indiferentizmi i tyre ndaj stonaturave të performancave të vecanta.

Përpelitjes së virtualistëve, që s’bëjnë dot pa rrumba-dumba, e të patetikëve që lënë në indiferencë totale këngëtarë të talentuar, duke iu servirë atyre të investuarëve, e njëherazi flasin për meritrokraci nuk duhet dhënë zë. Po flasim për Festivalin e Këngës, jo për club-e a karaoke.

Këtë edicion pati këngë të mira, të mbytura nga zhurma e showbizit. Kënga- mesazh e Bojken Lakos “Ma la seen”, “Kutia e Pandores” e Valon Shehut, “Me gotën bosh” e Tiri Gjocit, “Ngjyros” e Kamela Islamajt e të tjerë që dhuruan vërtet emocione pozitive.
Emocione dhuroi edhe Bajraktari me “Ajër” apo Ara me këngën mbart përjetimet e saj personale. I detyrohemi kësaj të fundit, po ashtu Mingës dhe Petros, që në Festival të Këngës, në fund mbeti edhe kënga.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog arilena ara shpallet fituese festivali i 58-të i rtsh valeria dedaj arilena ara shpallet fituese festivali i 58-të i rtsh valeria dedaj

Sondazh

Poll

Insights 22 Dhjetor 2019, 19:53

Falje publike për zonjushën Gresa

Cdo ditë sapongrihem bëj katër tip lutje drejt Zotit, dhe me pas tre shprehje betimi të meditimit për ushtrim joge, ku njera është se: “Kurrë nuk do të lë...