Bota

Shefi i inteligjencës gjermane: NATO në rrezik të konsiderojë reagimin kolektiv për shkak të sulmeve hibride ruse

Duke folur në një ngjarje të grupit të ekspertëve të DGAP në Berlin, shefi i Bundesnachrichtendienst (BND) Bruno Kahl tha se ai pret që Moska të intensifikojë më tej luftën hibride.

28 Nëntor 2024, 08:00 Nga E. D
Shefi i inteligjencës gjermane: NATO në rrezik të
foto ilustruese

GJERMNAI- Shefi i inteligjencës gjermane ka thënë se sulmet e përhapura hibride të Rusisë kundër objektivave perëndimore rrisin rrezikun që NATO do të konsiderojë thirrjen e klauzolës së mbrojtjes reciproke të nenit 5 të aleancës. Duke folur në një ngjarje të grupit të ekspertëve të DGAP në Berlin, shefi i Bundesnachrichtendienst (BND) Bruno Kahl tha se ai pret që Moska të intensifikojë më tej luftën hibride.

"Përdorimi i gjerë i masave hibride nga Rusia rrit rrezikun që NATO do të konsiderojë thirrjen e klauzolës së mbrojtjes kolektive të Nenit 5. Në të njëjtën kohë, forcimi i vazhdueshëm i aftësive ushtarake të Rusisë do të thotë se konfrontimi i drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n po konsiderohet si një opsion i mundshëm nga Kremlini”, shtoi Bruno Kahl.

Gjithashtu NATO dhe agjencitë perëndimore të inteligjencës kanë akuzuar Rusinë se qëndron pas veprimeve armiqësore në zonën euroatlantike nga sulmet kibernetike deri te zjarrvënia të cilat Kremlini e mohon.

Bruno Kahl tha gjithashtu se forcat e armatosura ruse do të jenë të afta të sulmojnë NATO-n deri në fund të dekadës, duke shtuar se lufta në Ukrainë do të thotë se Rusia ka trupa me përvojë lufte, gjë që rrit kërcënimin e paraqitur nga forcat e saj konvencionale në kombinim me evolucioni i taktikave që përfshijnë përdorimin e dronëve.

gjermani nato bruno kahl

Sondazh

Poll