Bota

"A keni pirë?"/ Kamala Harris përballet me komente negative në videomesazhin e fundit, shfaqet e lodhur dhe e zhgënjyer

Kandidatja demokrate e cila para disa javësh humbi përballë Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, u shfaq sot në mesazhin e Falënderimeve në dukje e zhgënjyer.

27 Nëntor 2024, 20:59 Nga r.ll
"A keni pirë?"/ Kamala Harris përballet me komente negative
kamala harris

SHBA- Një video e zëvendëspresidentes së SHBA, Kamala Harris ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet dhe gjithashtu ka pasur një furi komentesh negative. Kandidatja demokrate e cila para disa javësh humbi përballë Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, u shfaq sot në mesazhin e Falënderimeve në dukje e zhgënjyer. Në videomesazhin prej 28 sekondash, ajo shihej në një dhomë ndenjeje, me sy të zymtë dhe me shenja lodhjeje.

Videoja e mesazhit të Kamala Harris është parë mbi 7.5 milionë herë. Në shumicën e komenteve të tyre, ndjekësit janë shprehur me fjalë negative. Disa prej tyre shkruajnë se ajo duket e dehur pas humbjes së saj dhe se duket qartë se diçka nuk shkon. 

“A keni pirë?”, "Po e përballon humbjen me vështirë sa e mendoja, sa shumë mund të ketë pirë", "Më thuaj që e alkolizuar pa më thënë se je e alkolizuar", ishin disa nga komentet që shoqëronin videon. Ndërkohë përdoruesit e rrjetit e kanë shfaqur atë në një video-montazh me një shishe alkoli në dorë. 

kamala harris

Sondazh

Poll