27 Nëntor 2024, 18:38
Nga r.ll
sami repishti
TIRANË- Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri ndërroi jetë të mërkurën më 27 nëntor 2024, në moshën 99 vjeçare.
Prof. Repishti lindi në lagjen Dudas të Shkodrës më 6 prill 1925. Pasi studioi për një vit në Firence të Italisë, u kthye në Shqipëri në vitin 1943. Ai u arrestua nga në vitin 1946 me akuzën “Agjitacion e propagandë kundër shtetit”.
Për 14 muaj iu nënshtrua torturave nga Sigurimi i Shtetit.
“Kalova një periudhë shumë të vështirë me tortura nga më çnjerëzoret që mund të mendohen. Edhe sot akoma më dridhet trupi kur e kujtoj mënyrën se si na kanë trajtuar, sa keq na kanë trajtuar”, u shpreh ai për Zërin e Amerikës në qershor të vitit 2019, për jetën e tij dhe vuajtjet gjatë komunizmit.
Ai u dënua me 15 vjet burgim, nga të cilat vuajti 10 vjet në burgun e Shkodrës dhe nëpër kampe pune të detyruar.
Në vitin 1956 lirohet nga burgu dhe 4 vjet më vonë, në vitin 1960 arratiset në Jugosllavi. Pas një viti, më 1961 shkon në Itali dhe më 1962 emigroi përfundimsiht në Shtetet e Bashkuara.
Ai vazhdoi studimet e larta për frëngjisht duke marrë doktoraturën nga Universiteti i Qytetit të Nju Jorkut dhe Universiteti i Parisit. Ai pati një karrierë të gjatë si arsimtar dhe pedagog. Gjatë gjithë jetës së tij në Shtetet e Bashkuara, Prof. Repishti pati një aktivizim të vazhdueshëm për çështjet e lidhura me shqiptarët. Në vitin 1996 ai themeloi Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe shërbeu si president i tij deri në vitin 1998.
Ai ka dëshmuar disa herë para Kongresit dhe ka përfaqësuar denjësisht komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit. Ai ka qenë prej kohësh udhëheqës i veprimtarive kulturore dhe politike të këtij komuniteti dhe ishte një anëtar i respektuar i tij.
Prof. Repishti është autor i librave “Nën Hijen e Rozafës”, ku përshkruan vuajtjet e tij gjatë regjimit komunist dhe “Pika Loti” kushtuar bashkëvuajtësve të tij në burg./VOA
sami repishti
Aktualitet
27 Nëntor 2024, 18:25
r.ll
TIRANË- Në dosjen hetimore voluminoze të Prokurorisë së Posaçme, siguruar nga Dosja.al, për goditjen e grupit të Sue...
Aktualitet
27 Nëntor 2024, 18:10
N.F
Droga
FRANCË- Një shqiptar është vën në pranga nga autoritet franceze. Mësohet se më 21 nëntor pak para mesn...
Aktualitet
27 Nëntor 2024, 18:04
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga policia italiane është arrestuar këtë t&eu...
Aktualitet
27 Nëntor 2024, 17:43
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Është zbardhur vendimi i plotë i qeverisë për bonusin që pensionistët do të përfi...
Aktualitet
27 Nëntor 2024, 17:24
r.ll
banderola me mesazhin "kosova eshte serbi"
KOSOVË- Dy nga tre personat e arrestuar në Kosovë për mbishkrimin "Kosova është Se...
Aktualitet
27 Nëntor 2024, 16:54
N.F
Abedin Kerrnaja
TIRANË- GJKKO ka marrë në shqyrtim kërkesën e nënkryetarit të bashkisë Tropojë, Abedin Ke...
Aktualitet
27 Nëntor 2024, 16:39
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Mësohet se shqiptari u kap ...
Aktualitet
27 Nëntor 2024, 16:38
N.F
Granit Gjana
TIRANË- GJKKO ka marrë vendimin ditën e sotme duke dënuar me 1 vit burg ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjanën. ...
Aktualitet
27 Nëntor 2024, 16:17
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Nëse mendoni se Tirana ka shumë kulla, nuk keni parë gjë akoma. Numri i tyre do të jetë shum&eum...
Aktualitet
27 Nëntor 2024, 16:15
E. D
pamje nga aksidenti
FIER- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Skënderbeu” në Fier. Mës...