Aktualitet

Përgjimet në Sky ECC! "Ta thy në mes...lekët ja japim ne Pajtimes"/ Si kërkonte Suel Çela ndihmën e ish- gjyqtares për dënimin me mbi 20 vite burg të rivalit të tij?

Në përgjimet e Sky ECC, shihet se Suel Çela i kërkon Klaus Matishit ( i cili ka pasur rolin e palës së interesuar për lehtësimin ose rëndimin e pozitës së personave të arrestuar ose të dyshuar për vepra penale), dënimin e një personi që ishte në proces gjyqësor në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan.

27 Nëntor 2024, 18:25 Nga r.ll

Përgjimet në Sky ECC! "Ta thy në mes...lekët ja japim

TIRANË- Në dosjen hetimore voluminoze të Prokurorisë së Posaçme, siguruar nga Dosja.al, për goditjen e grupit të Suel Çelës, një hapësirë të konsiderueshme zënë veprimet korruptive të ish-gjyqtares Pajtime Fetahu në llogari të bandës kriminale të Elbasanit.

Në përgjimet e Sky ECC, shihet se Suel Çela i kërkon Klaus Matishit ( i cili ka pasur rolin e palës së interesuar për lehtësimin ose rëndimin e pozitës së personave të arrestuar ose të dyshuar për vepra penale), dënimin e një personi që ishte në proces gjyqësor në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan.

Për arritjen e këtij qëllimi do ndihmonte ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, për të cilën Çela thotë se e paguajmë sa të dojë ajo, vetëm të deklarojë fajtor anëtarin e grupit rival, Astrit Sinanaj, për kryerjen e disa veprave penale për të cilat rrezikonte mbi 20 vjet burgim.

PJESË NGA DOSJA E SPAK:

Nga hetimet lidhur me këtë episod, rezulton se: Më datë 07.02.2020, i hetuari Marjus Lulaj komunikon me shtetsin Klaus Matishi dhe nga konteksti bisedës dyshohet së kërkon dënimin e një shtetasi i cili ështe në proces gjyqësor në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Për arritjen e këtij qëllimi Marjus Lulaj shprehet se do të paguajë para shtetases të cilen e identifikon me emrin Pajtime, e cila në kohën që janë zhvilluar komunikimet ka mbajtur detyrën e gjyqtares pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, Marjus Lulaj i shkruan "...i kemi cu haber me blerinen...ta thy nmest...leket ja japim ne pajtimes...sa te doi...ai kurva thuj bomben do e plaste te tregu...sot i ka shku ne takim i vllai gollos ati te bombes i ka cu ushqime...se kan hall se po flet... jo lene se ja thot blerina...".

Nga verifikimet e kryera dyshohet se biseda ka të bëjë me procesin gjyqësor i cili po zhvillohej në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan në ngarkim te shtetasit Astrit Sinanaj i cili ishtë nën akuzë për veprat penale "Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave", "Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese", "Shkatërrimit të pronës me eksploziv" dhe "Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimiť". Gjykata e Shkalles se Pare Elbasan me vendimin nr 13-2020-2937, datee 08.07.2020 ka vendosur.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Sinanaj, për kryerjen e veprës penale të "Vrasje me dashje e kryer nëmënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave" e mbetur në tentative tëparashikuar nga neni 79/ë dhe 22 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Sinanaj, për kryerjen e veprës penale të "Mbajtja pa leje dhe prodhimi iarmëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" të parashikuar nga neni 278/1 iK. Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Sinanaj, për kryerjen e veprës penale të "Shkatërrim prone me eksploziv" e mbetur në tentativë të parashikuar nga neni 152/1 dhe 22 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Sinanaj, për kryerjen e veprës penale të "Largimi i të burgosurit ngavendi i qëndrimit të parashikuar nga neni 323/1 i K.Penal dhe në bazë të kësajdispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve të mësipërme, dënimin përfundimisht të të pandehurit Astrit Sinanaj me 25 (njezet e pese) vjet burgim.

Përgjimet në Sky ECC! "Ta thy në mes...lekët ja japim

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional.

suel cela pajtime fetahu astrit sinanaj spak

Sondazh

Poll