Editorial

Kosovë: Koalicion qeverisës apo krizë politike?

27 Dhjetor 2019, 13:54 Nga DOSJA
Kosovë: Koalicion qeverisës apo krizë politike?

KOSOVË- Vetëm një ditë pas konstituimit të parlamentit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ftoi subjektet politike në një takim konsultativ për të caktuar mandatarin për formimin e qeverisë së Kosovës. Në këtë takim ishte i ftuar edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, por, ky i fundit nuk merr pjesë në këtë takim, me arsyetimin se ndodhet jashtë Prishtinës dhe se ftesa nga Presidenti sipas Vetëvendosjes ka ardhur me vonesë. “Ju ftoj që të merrni pjesë në takim konsultativ për caktimin e mandatit për formimin e qeverisë. Në pajtim me Nenin 84 (14) dhe Nenin 95.1. të Kushtetutës së Kosovës do të ndërmarr hapat e përcaktuar në Kushtetutë për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë”, thuhet në ftesën e Presidentit Thaçi dërguar Albin Kurtit. E ky i fundit në një njoftim nga partia e tij, thotë se për sot e ka të pamundur të marrë pjesë në këtë takim, por, siç thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes “kryetari Kurti do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”.

Reagime pas konstituimit të parlamentit

Pas konstituimit të Parlamentit të Kosovës një ditë më parë, prania ndërkombëtare në Kosovë po kërkon që sa më shpejt të krijohet qeveria e Kosovës dhe të mos humbet kohë. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e  përshëndeti konstituimin e Kuvendit dhe njëkohësisht kërkon formimin sa më të shpejtë të Qeverisë. “Kosova duhet të formojë sa më shpejt Qeverinë e re në mënyrë që të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, mbi sundimin e ligjit dhe në agjendën e saj evropiane. Ne mirëpresim konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe urojmë Kryetarin dhe Kryesinë e sapozgjedhur. Ne presim formimin e shpejtë të qeverisë, e cila do t’i mundësonte Kosovës të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, mbi sundimin e ligjit dhe në agjendën e saj evropiane”, thuhet në reagimin e zyrës së BE-së.

Edhe ambasada amerikane e mirëpriti konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ndërsa, kërkon që sa më shpejtë të formohet qeveria e re. “Ne inkurajojmë liderët politikë që të formojnë një qeveri të re menjëherë, e cila është e përkushtuar për të përmbushur mandatin e votuesve. Ne presim që të punojmë me qeverinë e re, në çështjet e lidhura me paqen, drejtësinë dhe mirëqenien”, thuhet mes tjerash në deklaratën e ambasadës amerikane.

Dy subjektet politike lëvizja Vetëvendosja që doli e para në zgjedhje dhe LDK, të cilat që nga përfundimi i zgjedhjeve po bëjnë përpjeke për të arritur një koalicion qeverisës, nuk arritën të merren vesh për formimin e qeverisë. Lëvizja Vetëvndosja si partia e parë e dalë në zgjedhje, brenda afatit prej 15 ditësh nga nominimi nga Presidenti i mandatarit të saj për kryeministër, duhet të paraqesë para Kuvendit përbërjen për qeverinë e Kosovës.

Alternativat e mundshme

Analisti Armend Muja mendon, se situata u komplikua pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nga Vetëvendosja pa ndonjë marrëveshje me LDK. “Vetëvendosja duhet ta paraqesë në parlament përbërjen qeveritare në rast se ka marrëveshje me LDK-në, gjithnjë sipas supozimeve të mëhershme nëse arrihet koalicioni. Kjo i bie që kryetari i Kuvendit që u zgjodh të enjten, ai vetëm mund të japë dorëheqje dhe mund të zgjidhet një kryetar tjetër i Kuvendit. Kurse, në rast se nuk ka marrëveshje, LDK-ja po premton që do ta votojë qeverinë Kurti dhe atëherë mund të kemi një qeveri të pakicës, në këtë rast, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën në Kosovë. Pra, një qeveri që është e votuar, mirëpo që nuk ka numra të mjaftueshëm në Kuvend”, thotë Armend Muja.

Kurse analisti tjetër politik Naim Rashiti, thotë se deputetët e Kuvendit të Kosovës me zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë, treguan pjekuri politike dhe “votimi i kandidatit të propozuar nga partia fituese është vlerë demokratike dhe duhet të ruhet ky standard”. “Votimi i kandidatit për kryetar të Kuvendit nga ana e LDK-së, pa marrëveshje politike është po ashtu hap shumë i guximshëm dhe i drejtë. Zgjedhja e organeve të kuvendit është obligim kushtetues dhe buron drejtpërdrejt nga procesi zgjedhor. Pra deputetët, implementuan certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve. Tash zgjedhja e qeverisë varet nga krijimi i një shumice parlamentare. Në këtë proces partitë dhe deputetët kanë të drejtë legjitime të negociojnë e kërkojnë në shkëmbim të votës së tyre”, thotë analisti Naim Rashiti.

Zgjedhjet në Kosovë u mbajtën me 6 tetor dhe po bëhen gati tre muaj që akoma nuk po mund të formohet qeveria e re. Në rast se partia fituese nuk mundet që brenda afatit  të parë prej 15 ditësh dhe brenda afatit të dytë prej 10 ditësh ta formojë qeverinë, atëherë vendi shkon në zgjedhje të sërishme të parakohshme.

Marrë nga DW 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial albin kurti ballkani hashin thaci kosova ldk vetvendosje albin kurti ballkani hashin thaci kosova ldk vetvendosje

Sondazh

Poll

Editorial 27 Dhjetor 2019, 13:03

Opereta shqiptare dhe një konflikt i papërfunduar

Kosova, ajo që është identifikuar me votën e 6 tetorit, nuk ka mundur të marrë pjesë në iniciativën mini-Shengen. Dhe rrjedhimisht, çfarëdo përshkrimi pë...

Editorial 26 Dhjetor 2019, 12:32

Një avantazh i ri gjeopolitik i Rusisë në Ballkan

Projekti serb i krijimit të një blloku të ri ekonomik të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor krijon një situatë të re gjeopolitike si një avantazh i g...

Editorial 26 Dhjetor 2019, 11:17

Tek e fundit, le të shkojmë në zgjedhje

LDK në njërën anë thotë që nëse nuk arrihet marrëveshja atëherë fajin për këtë e ka LVV si fituese e zgjedhjeve, kurse në anën tjetër e kërkon gjysmën e pushtet...

Editorial 24 Dhjetor 2019, 05:42

ZZ Post Test

TesttttTirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View Results...

Editorial 20 Dhjetor 2019, 13:44

Festa e parakohshme e SPAK

Opozita e dalë nga sistemi, dje tregoi se, jo vetëmë shtë kthyer në sistem, por është gati të pranojë edhe atë që nuk e pranonte kur ishte në sistem. Arsyet e m...

Editorial 14 Dhjetor 2019, 14:34

Sfidat e mëdha të rindërtimit!

TIRANË- Shqipëria është vënë përpara një emergjence kombëtare, si kurrë ndonjëherë më parë. Teksa gërmadhat e ndërtesave të shembura nga tërmeti dhe atyre ...