Editorial

Festa e parakohshme e SPAK

20 Dhjetor 2019, 13:44 Nga DOSJA
Festa e parakohshme e SPAK

Opozita e dalë nga sistemi, dje tregoi se, jo vetëmë shtë kthyer në sistem, por është gati të pranojë edhe atë që nuk e pranonte kur ishte në sistem. Arsyet e mistershme të këtij qëndrimi, mund të zhgënjejnë mbështetësit dhe mund të trembin Edi Ramën.

Përtej kësaj, fishekzjarret e SPAK nuk po sugjestionojnë askënd, të besojë se është ditë feste. Jo vetëm prej vonesës 30 mujore, jo vetëm prej lodhjes nga zvarritja pa fund e Reformës, jo vetëm prej bllofeve të ambaadorëve më arrestime dhe peshq të mëdhenj. Pasi u shty nga vetëm Komisioni I festës, SPAK, ka një fytyrë që nuk jep shumë shpresë.

Konstituimi pa 10 anëtarët që kërkon Kushtetuta, është një shenjë se, ose nuk ka mjaftueshëm prokurorë të ndershëm në vend, ose një forcë e madhe, më e madhe se e OPDAT, Euralius dhe gjithë ambasadat perëndimore, është duke bllokuar 7 kandidatët e tjerë që u renditën në fazën fillestare. Edhe ata që janë tashmë anëtarë pasi kanë kaluar të dyja shkallët e vettingut, nuk janë heronjtë me pranga në duar që hartuesit dhe financuesit e reformës na bënë të shikonim me mendjet tona. Një pjesë e tyre nuk kanë kaluar kurrë një çështje të rëndësishme, pjesa tjetër I ka hetuar pa sukses ato që lidhen me politikanët.

Zërat optimistë thonë se 8 prokurorët kanë ndryshuar, nuk janë më ata të mëparshmit. Se tani që kanë një mandat 9 – vjeçar për të qenë pjesë e një Institucioni të pavarur, Kushtetues dhe kanë më shumë kompetenca, do të fillojnë të vënë Drejtësi. Kjo i ngjan shprehjes së Ramës, “nuk është njeriu po sistemi”. Fatin e kësaj shprehje që daton në 2013 e dinë të gjithë, ajo që nuk dihet është nëse këta 8 prokurorë janë rregulli apo përjashtimi.

Edhe sikur të jenë përjashtimi, prapë festa nuk mund të fillojë. Vërtet në godinën e Krimeve të Rënda u ndërruan pllakat e emërtesës, vërtet u prokurorët dhe gjyqtarët e posaçëm u pajisën me toga të reja, por vetëm pak njerëz të rinj kanë hyrë në atë seli. Hetuesit, ata që njihen si oficerë të policisë gjyqësore (OPGJ), janë po ata. Të emëruar nga ministrat e Brendshëm të kësaj maxhorance, me rezultatet që dihen dhe me lidhjet që kuptohen nga rezultatet. A mund të hetojë një prokuror i SPAK ministrin e Brendshëm duke patur në grup OPGJ që I ka emëruar ai? A mund të hetojë Kryeministrin me këta njerëz? Sigurisht që jo.

Pa u krijuar Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), që do të thotë grupi i ri i hetuesve (OPGJ), nuk mund të ketë fillim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organziuar. Këta 8 prokurorë më 140 çështjet që trashëgojnë, mund vetëm të rinisin shqyrtimin e dosjeve, por nuk kanë mundësinë të hetojnë më tej, aq më pak të hetojnë për çështje të reja, me OPGJ-të e Lleshit.

Festa do të jetë e largët. Duhen 60 anëtarë të BKH që t’i bashkohen SPAK. Më parë duhet që kryetari I SPAK të krijojë komisionin që do të zgjedhje drejtorin e BKH. Ky process, me shpalljen e aplikimeve, vetingun, intervuistatd he përzgjedhjen, do të përfundojë në rastin më të mirë në shkurt. Vetëm atëherë do të fillojë puna për rekrutimin e anëtaëve të BKH, me një procedurë po kaq të gjatë, me 7 faza deri në finale. Nuk mbaron këtu, më pas do të ketë edhe trajnime, pastaj do të fillojnë hetimet dhe pas disa muajve hetime ndonjë arrestim. Ai është momenti i “festës”. Ato arrestime do të inaugurojnë reformën në drejtësi. Deri atëherë të gjitha fishekzjarret të kujtojnë deklaratat e Ambasadorit Lu, që linte përherë nga një datë për kapjen e peshkut të madh, por iku duarbosh dhe la mbrapa një vacuum institucionesh që akoma nuk është mbushur.

Këta 8 shqiptarë të moshës së mesme që sapo kanë pranuar të ngrenë peshë besimin e rrënuar të shqiptarëve. Mund të ndodhë që kundër të gjitha dyshimeve t’ja dalin, në kohën kur të gjithë janë dorëzuar, kanë zgjedhur të mos besojnë dhe të mos shpresojnë, kanë zgjedhur të largohen vetë pasi nuk largojnë dot ata që e mbajnë vendin peng prej 30 vjetësh. Nuk ka protesta, nuk ka as votë të lirë për të rivendosur demokracinë dhe për të kthyer shpresën. Ka vetëm SPAK, një shteg i ngushtë që pretendon të na fusë në autostradën perëndimore.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial opozita spak opozita spak

Sondazh

Poll

Editorial 14 Dhjetor 2019, 14:34

Sfidat e mëdha të rindërtimit!

TIRANË- Shqipëria është vënë përpara një emergjence kombëtare, si kurrë ndonjëherë më parë. Teksa gërmadhat e ndërtesave të shembura nga tërmeti dhe atyre ...

Editorial 14 Dhjetor 2019, 11:26

Borisi fitoi, por humbi Britania e Madhe

Angli- Epo, të gjithë e prisnim që të ndodhte, apo jo? Vetëm për ta parë në perspektivë: herën e fundit që konservatorët arritën një fitore kaq dërrmuese ishte ...

Editorial 10 Dhjetor 2019, 12:17

Peter Handke dhe ledhatimi i publikut

Për Serbinë asnjë fjalë. E përse vallë? Peter Handke në fjalimin me rastin e marrjes së Nobelit foli për atë që është e rëndësishme për të. Ajo që ka qenë temë ...