Aktualitet

Protestuesit përplasen me efektivët te sheshi Uilson, qytetarët: Këto janë plehra, nuk e thonë se çfarë urdhri kanë

Nërkohë edhe deputeti Petrit Vasili ka thënë se është goditur nga policia

26 Nëntor 2024, 17:35 Nga E. D
Protestuesit përplasen me efektivët te sheshi Uilson,
pamje nga protesta

TIRANË- Qytetarët të cilët janë mbledhur te sheshi Uilson, kanë pasur një përplasje të ashpër me policinë. Gjithashtu qytetarët janë shtyrë për 20 metra larg. Po ashtu protestuesit dëgjohen duke thën se këta janë horra. 

Nërkohë edhe deputeti Petrit Vasili ka thënë se është goditur nga policia. Policia dhe protestuesit po shtyhen me njëri-tjetrin. 

“Këto janë plehra, nuk e thonë se çfarë urdhri kanë. Nuk e di se çfarë ruajnë aty, ato pemët”, ka thënë një protestues.

Edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi deklaroi se policët janë vënë “në shërbim të qeverisë dhe bandave”.

protesta e opozites ne tirane 26 nentor

Sondazh

Poll