Bota

Tërmet me magnitudë 6.2 ballë afër ishullit Honshu në Japoni, nuk ka paralajmërim për cunami

Lajmin e njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 8 kilometrash.

26 Nëntor 2024, 15:58 Nga N.F
Tërmet me magnitudë 6.2 ballë afër ishullit Honshu në
Foto ilustruese

JAPONI- Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi brigjet perëndimore të ishullit Honshu në Japoni. Lajmin e njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 8 kilometrash.

Transmetuesi publik japonez, NHK tha se deri më tani nuk ka asnjë paralajmërim për cunami. Gjithashtu nuk pati raportime për dëme.

 

Tërmet me magnitudë 6.2 ballë afër ishullit Honshu në

termet ne japoni

Sondazh

Poll