Bota

Musk fyen qëllimisht ish-kancelaren: Kush është kjo Angela Merkin?

Në një intervistë të fundit me revistën gjermane Der Spiegel, Merkel shprehu shqetësimin për ndikimin në rritje të Musk, duke theksuar se fuqia e tij ekonomike, e kombinuar me përfshirjen e tij politike, ngre pyetje serioze për ekuilibrin demokratik.

26 Nëntor 2024, 15:15 Nga E. D
Musk fyen qëllimisht ish-kancelaren: Kush është kjo
Elon Musk dhe Angela Merkel

SHBA- Elon Musk nisi një sulm ndaj Angela Merkelit pas komenteve të ish-kancelares për rolin e tij në administratën e Donald Trump. Në një intervistë të fundit me revistën gjermane Der Spiegel, Merkel shprehu shqetësimin për ndikimin në rritje të Musk, duke theksuar se fuqia e tij ekonomike, e kombinuar me përfshirjen e tij politike, ngre pyetje serioze për ekuilibrin demokratik.

Merkel iu referua kontrollit të ushtruar nga Musk, si pronar i 60% të satelitëve në orbitë, duke e cilësuar atë si jashtëzakonisht problematik. Gjithashtu ajo theksoi se politika duhet të mbrojë ekuilibrin social mes të pushtetshmit dhe qytetarëve. Këto deklarata u pasqyruan gjerësisht nga mediat ndërkombëtare.

Ndërkohë Elon Musk, i njohur për komentet e tij shpesh provokuese në platformën X (ish Twitter), u përgjigj me një gjuhë vulgare. Në postimin e tij ai tha: “Kush është kjo person Angela Merkin?”. 

Musk fyen qëllimisht ish-kancelaren: Kush është kjo

Megjithashtu reagimi i Musk ndezi debate të reja rreth imazhit dhe sjelljes së tij publike, veçanërisht në një kohë kur ai thuhet se po luan një rol kryesor në tranzicionin e administratës Trump. Vihet re se Musk tashmë i është bashkuar grupeve të punës për përzgjedhjen e ministrave të rinj, ndërsa merr pjesë në bisedime me liderë botërorë, si presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Ish-kancelarja, e cila ka marrë kritika të ashpra në të kaluarën për politikën e saj ndaj Rusisë dhe varësisë së Gjermanisë nga gazi rus, tha se ishte e shqetësuar për ndikimin e biznesmenëve të mëdhenj si Musk në politikën botërore. Në të njëjtën kohë, ai pranoi se qasja e Donald Trump ndaj politikës ndërkombëtare bazohej në një filozofi transaksionale agresive.  Musk, i cili ka kritikuar vazhdimisht politikanët evropianë në X, së fundmi e quajti kancelarin Olaf Solz si “budalla” pas dështimit të koalicionit të tij qeverisës trepartiak.

elon musk angela merkel

Sondazh

Poll