Ekonomi

Projekti i BERZH për turizmin, tjetër ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës në Shirokë

Në procedurën e hapur në sistemin e Bankës thuhet se qëllimi i punimeve është përmirësimi i qarkullimit të biçikletave dhe këmbësorëve, duke rritur sigurinë e lëvizjes për të gjithë përdoruesit e trafikut në pjesën e rrugës ndërmjet urës së vjetër të Bunës dhe shëtitores së rehabilituar të Shirokës, me një gjatësi totale prej 2940 m.

25 Nëntor 2024, 15:52 Nga N.F
Projekti i BERZH për turizmin, tjetër ndërhyrje për
Foto ilustruese

SHKODËR- Një tjetër zonë turistike në Shkodër është në fokus të një procedure të re prokurimi të mbështetur nga projekti i mbështetur nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për përmirësimin e aksesit në rajonet me potencial në këtë fushë.

Konkretisht bëhet fjalë për “Rritja e ofertës turistike të zonave natyrore në Qarkun e Shkodrës, duke përmirësuar peizazhin e bregut të liqenit dhe infrastrukturën e lidhjes në Shirokë, Liqeni i Shkodrës”. Në procedurën e hapur në sistemin e Bankës thuhet se qëllimi i punimeve është përmirësimi i qarkullimit të biçikletave dhe këmbësorëve, duke rritur sigurinë e lëvizjes për të gjithë përdoruesit e trafikut në pjesën e rrugës ndërmjet urës së vjetër të Bunës dhe shëtitores së rehabilituar të Shirokës, me një gjatësi totale prej 2940 m.

Sipas detajeve të dhëna në faqe nënvizohet se punimet përfshijnë: Më herët, po nga ky projekt i BERZH, u shpallën fituesit për Parkun Ligatinor të qytetit, i cili pritet të jetë një investim tërësisht inovator në funksion të përshtatjes së qytetit me ndryshimet klimatike teksa vetëm pak ditë më parë u shpall edhe fituesi për një tjetër projekt.

Bëhet fjalë për ndërtimin e Muzeut të Lundrimit, të gjitha këto ndërhyrje që pritet të rrisin potencialet turistike të gjithë rajonit të Shkodrës./ Monitor

projekti i berzh shiroke

Sondazh

Poll