22 Nëntor 2024, 07:20
Nga r.ll
klsh
TIRANË- Auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) gjatë periudhës janar-gusht kanë konstatuar një dëm ekonomik dhe shkelje të disiplinës financiare me efekt negativ në buxhet që shkon në disa miliardë lekë.
Konkretisht në buletinin e fundit KLSH vlerëson se gjatë periudhës janar-gusht 2024, janë dhënë 413 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për një total me vlerën 7 miliardë lekë apo rreth 70 milionë euro.
Sipas raportit, dëmi ekonomik i vlerësuar është 209 milionë lekë apo rreth 2 milionë euro teksa menaxhimi jo efektiv i fondeve llogaritet nga KLSH në vlerën 6.2 miliardë lekë apo rreth 62 milionë euro, në fund edhe 552 milionë lekë në mangësi në aktivitetin kontrollues tatimor/doganor apo 5.5 milionë euro.
Sipas audituesve, vlera e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, është konstatuar 92% në fushën e shpenzimeve dhe 8% në fushën e të ardhurave.
“Në fushën e shpenzimeve, peshën më të madhe e zënë shkeljet e konstatuara përgjatë zbatimit të punimeve në vlerën 170 milionë lekë ( likuidime për punime të pakryera, mos llogaritjeve të kostove përfundimtare të shërbimit të projektimit, punime jo ne përputhje me specifikimet teknike, etj);
Ndërsa në fushën e të ardhurave, peshën më të madhe e zënë shkeljet që lidhen me mos arkëtimin e tatimeve dhe taksave në qeverisjen lokale në shumën prej 16.9 milionë lekë” thuhet në raport.
Sa i takon efekteve negative në buxhet duket se peshën kryesore me 3.2 miliardë lekë e mbajnë shkeljet e disiplinës financiare në fushën e të ardhurave (ose rreth 53% e totalit) kryesisht në të ardhurat e qeverisjes lokale për çështje që lidhen me detyrime për taksat dhe tarifat vendore.
Nga ana tjetër 2.9 miliardë lekë janë efekte negative nga shkeljet e disiplinës financiare në fushën e shpenzimeve (ose rreth 48% e totalit), si rezultat i shkeljeve të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keq menaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor.
Sipas raportit KLSH, për të metat dhe shkeljet e konstatuara, ka adresuar tek subjektet e audituara 574 rekomandime për masa administrative dhe disiplinore, nga të cilat 517 masa disiplinore dhe 57 masa administrative./MONITOR
auditimet e klsh
Ekonomi
21 Nëntor 2024, 18:49
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim të reduktuar nga 15% që është aktualisht, pritet t&eum...
Ekonomi
21 Nëntor 2024, 07:24
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e sotme Strategjin&eum...
Ekonomi
21 Nëntor 2024, 07:20
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pjesa dërrmuese e investimeve në ekonomi vijon të kanalizohet në sektorin e ndërtimit, sidomos në...
Ekonomi
20 Nëntor 2024, 07:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Tregtimi i valutës vijoi të rritej me ritme të shpejta në tremujorin e tretë të vitit. Sipas inf...
Ekonomi
19 Nëntor 2024, 13:50
N.F
Takimi
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka marrë pjese në ëorkshopin e 18-të të K&e...
Ekonomi
18 Nëntor 2024, 15:32
I.A
Gent Sejko
TIRANË- Guvernatori Gent Sejko priti në takim një ekip të Bankës Botërore (BB), në kuadër të mision...
Ekonomi
17 Nëntor 2024, 08:51
I.A
Banka e Shqipërisë
TIRANË- Tregtimi i arit është një sektor i ndjeshëm që ndikohet nga faktorë të ndrysh&...
Ekonomi
17 Nëntor 2024, 08:18
I.A
Ari
TIRANË- Këtë vit, ari ka fituar rëndësi të madhe në tregjet globale, duke arritur rekorde të reja. Bankat shqip...
Ekonomi
17 Nëntor 2024, 08:02
I.A
TIRANË- Përveç pakësimit struktura e popullsisë është plakur dhe moshat e vjetra dominojnë. Të dhënat e Ce...
Ekonomi
17 Nëntor 2024, 07:30
I.A
TIRANË- Fuqia blerëse e pensionistëve po gërryhet më tej nga thellimi i diferencës ndërmjet pagave dhe pensioneve dhe nga r...