25 Nëntor 2024, 13:29
Nga M.B
Parlamenti i Serbisë
SERBIA- Deputetët e partisë në pushtet dhe ata të opozitës janë shtyrë dhe rrahur mes vete gjatë seancës plenare të 25 nëntorit. Në transmetimin e seancës parlamentare, zëri ishte i ndalur, kështu që nuk mund të dëgjohej se çfarë po i thoshin deputetët njëri-tjetrit, as nuk ishte e qartë se si nisi incidenti. Por, gjatë transmetimit u pa se sigurimi i Parlamentit ndërhyri për t’i ndarë deputetët e pushtetit dhe opozitës, teksa ata po shtyheshin dhe po e godisnin njëri-tjetrin.
Kryetarja e Parlamentit serb, Ana Bërnabiç, u kërkoi deputetëve të kthehen në ulëset e tyre, në mënyrë që seanca plenare të mund të vazhdojë. Deputetët opozitarë njoftuan se do të bllokojnë punën e Parlamentit, pasi Bërnaç refuzoi kërkesën e tyre për të caktuar një seancë ku do të diskutohej për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë serbe, pas incidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, kur 15 persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një strehe prej betoni.
Opozita serbe po kërkon shkarkimin e kryeministrit Millosh Vuçeviç, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë politike dhe penale për ngjarjen në Novi Sad. Incidentet në Parlament nisën në momentin kur kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, dhe ministrat e Qeverisë serbe hynë në sallën plenare. Deputetët opozitarë ngritën pankarta ku shkruhej “Korrupsioni vret” dhe “Duart tuaja janë të përlyera me gjak”.
Ata gjithashtu shpalosën një pankartë me figurën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku duart e tij ishin me ngjyrë të kuqe. Deputetët e pushtetit u përgjigjën duke ngritur fletë ku shkruhej “Llum i verdhë, korrupsioni dhe hajnia janë emri juaj i mesëm”. Një pjesë e deputetëve opozitarë më pas u përpoqën të afrohen te ministrat.
Incidenti ndodhi gjithashtu edhe në galerinë e sallës së Kuvendit, ku siguria e Parlamentit ndërhyri po ashtu. Në galeri, deputetët e pushtetit shpalosën një pankartë me shkrimin “Llumi i verdhë do luftë, Serbia do punë”. Po ashtu pati përleshje me deputetët e opozitës, të cilët tentuan të hiqnin pankartën. Fjalimi i kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviç, u ndërpre nga opozita, të cilët krijuan zhurmë përmes pipave dhe vuvuzellave, teksa deputetët opozitarë mbajtën në duar pankarta ku shkruhej “Duart tuaja janë të përlyera me gjak”./ REL
serbia
Bota
25 Nëntor 2024, 13:22
ZH.LL
Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu miratoi "në parim" marrëveshjen e armëpushimit me Hezbollahun gjatë një...
Bota
25 Nëntor 2024, 12:40
ZH.LL
Merkel intervistë me BBC
GJERMANI- Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel tha për BBC-në se marrëveshjet e gazit që ajo bëri m...
Bota
25 Nëntor 2024, 11:41
ZH.LL
G7
ROMË- Ministrat e Jashtëm nga vendet kryesore të industrializuara të botës po takohen të hënën, me luftërat...
Bota
25 Nëntor 2024, 11:10
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Dita e 25 Nëntorit konsiderohet si ditë aksioni kundër dhunës ndaj grave dhe kërkon të tërheq&...
Bota
25 Nëntor 2024, 11:06
ZH.LL
foto nga vendngjarja
LITUANI- Të paktën një person ka humbur jetën kur një aeroplan mallrash DHL u përplas me një sht&eu...
Bota
25 Nëntor 2024, 10:51
E. D
Arne Bye
NORVEGJI- Një skandal i madh ka ndodhur në Norvegji, ku raportohet se një gjinekolog akuzohet për përdhunimin e 87 g...
Bota
25 Nëntor 2024, 10:48
M.B
Antony Blinken
SHBA- Republikani Darrell Issa sulmoi Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken pasi u raportua se DASH zhvilloi seanca terapi...
Bota
25 Nëntor 2024, 10:51
ZH.LL
Calin Georgescu
RUMANI- Një populist pak i njohur, kandidati prorus i ekstremit të djathtë ka marrë drejtimin në zgjedhjet preside...
Bota
25 Nëntor 2024, 10:41
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Ambasadori izraelit në Uashington tha se një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund lu...
Bota
25 Nëntor 2024, 10:33
E. D
Ayatollah Ali Khamenei
IZREAL- Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha të hënën se duhet të jepen dënime ...