Bota

Kandidati prorus, Calin Georgescu merr kryesimin e befasishëm në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë

Me rreth 93% të votave të numëruara, kandidati i pavarur Calin Georgescu ishte në krye me rreth 22% të votave, ndërsa Ciolacu i Partisë Social Demokratike (PSD), pasoi me 20%.

25 Nëntor 2024, 10:51 Nga ZH.LL
Kandidati prorus, Calin Georgescu merr kryesimin e befasishëm në
Calin Georgescu

RUMANI- Një populist pak i njohur, kandidati prorus i ekstremit të djathtë ka marrë drejtimin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë dhe ka të ngjarë të përballet me kryeministrin e majtë Marcel Ciolacu në një balotazh pas dy javësh, një rezultat që ka tronditur peizazhin politik të vendit.

Me rreth 93% të votave të numëruara, kandidati i pavarur Calin Georgescu ishte në krye me rreth 22% të votave, ndërsa Ciolacu i Partisë Social Demokratike (PSD), pasoi me 20%.

Elena Lasconi e partisë Save Romania Union (USR) ishte rreth 18%, dhe George Simion, kreu i Aleancës për Unitetin e Rumanëve (AUR) të ekstremit të djathtë mori 14.1%.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, 9.4 milionë njerëz - pak më shumë se 52% e votuesve me të drejtë vote - kishin hedhur votën e tyre, sipas të dhënave nga Autoriteti i Përhershëm Zgjedhor.

Georgescu kandidoi në mënyrë të pavarur dhe nuk ishte i njohur gjerësisht. Ai ia kaloi shumicës së sondazheve lokale, duke shkaktuar tronditje në establishmentin politik të Rumanisë ndërsa u ngjit në pozicionin e votimit.

Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, ekstremi i djathtë duket se është fituesi i madh i këtyre zgjedhjeve.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton mbi 50 për qind të votave, atëherë më 8 dhjetor do të mbahet rundi i balotazhit ndërmjet dy kandidatëve më shumë vota. Ky raund balotazhi do të mbahej vetëm një javë pasi Rumania më 1 dhjetor të mbajë zgjedhjet parlamentare.

Ciolacu ishte kandidati favorit para mbajtjes së zgjedhjeve dhe sondazhet para votimeve thanë se pesë kandidatë kanë gjasa të avancojnë në raundin e balotazhit për të zëvendësuar presidentin në largim të qendrës së djathtë, Klaus Iohannis, i cili përfundon mandatin e dytë dhe të fundit si president.

Georgescu, 62-vjeçar, është kritikuar nga mediat në Rumani për shprehjen e qëndrimeve proruse. Ai tha se votat e fituara nga ai paraqesin fitore të vërtetë për Rumaninë.

calin georgescu rumani zgjedhjet sondazhet

Sondazh

Poll