Bota

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Uruguai, votuesit drejt qendrave të votimit

Megjithëse Amerika Latine karakterizohet nga polarizimi i fortë, dhuna politike dhe tendenca autoritare, Uruguai konsiderohet një vend demokratik model.

24 Nëntor 2024, 12:47 Nga r.ll
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Uruguai, votuesit drejt
foto ilustruese

URUGUAJ- Qytetarët e Uruguait iu drejtohen sot kutive të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vendin e tyre, në të cilin kandidati i qendrës së majtë Zamandu Orsi shkon ballë për ballë me kandidatin Alvaro Delgado të partisë në pushtet.

Edhe pse Orsi ka një epërsi të lehtë në sondazhet e fundit, shumica e shohin këtë garë si një barazim, pasi rol vendimtar në daljen e fituesit pritet të luajë se cili prej të dyve tërheq më shumë votues sesa kandidatët që u eliminuan në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Rreth 2.7 milionë votues janë thirrur në qendrat e votimit në këtë vend të vogël të Amerikës Latine, ku votimi është i detyrueshëm. Presidenti popullor në largim i vendit, Louis Lacaille-Pou, nuk mund të kandidonte, pasi nuk lejohej nga Kushtetuta.

Megjithëse Amerika Latine karakterizohet nga polarizim i fortë, dhuna politike dhe tendenca autoritare, Uruguai konsiderohet një vend demokratik model.

Në Uruguai nuk priten ndryshime rrënjësore

Nëse fiton, Orsi i qendrës së majtë synon të luftojë varfërinë dhe të marrë masa vendimtare kundër korrupsionit. Kundërshtari i tij konservator, Delgado, ka njoftuar se ai planifikon të vazhdojë politikat aktuale të qeverisë dhe të shkurtojë burokracinë.

Sipas sondazheve, çështjet kryesore që shqetësojnë qytetarët e Uruguait janë siguria, situata ekonomike dhe punësimi.

Që nga kthimi në demokraci 40 vjet më parë, qeveritë e qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë janë alternuar në pushtet në vend. Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të sotme, nuk priten ndryshime rrënjësore.

zgjedhjet ne uruguai

Sondazh

Poll

Bota 24 Nëntor 2024, 09:23 r.ll

Rumania mban zgjedhjet presidenciale

foto ilustruese RUMANI- Rumunët janë duke votuar të dielën në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat m...