Bota

E rëndë në Peru/ Autobusi u përplas me një furgon dhe përfundoi në greminë, të paktën 7 të vdekur dhe 30 të plagosur

Përplasja ndodhi në autostradën Fernando Belaúnde Terry pranë Moyobamba, kur një autobus u përplas me një furgon në një kthesë të fortë. Mësohet se drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.

24 Nëntor 2024, 12:01 Nga ZH.LL
E rëndë në Peru/ Autobusi u përplas me një furgon dhe
autobusi në gremine

PERU- Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në rajonin e San Martin në veri të Perusë, ku të paktën 7 perona mbetën të vrarë ndërsa 30 të tjerë mbetën të lënduar, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit.

Përplasja ndodhi në autostradën Fernando Belaúnde Terry pranë Moyobamba, kur një autobus u përplas me një furgon në një kthesë të fortë. Mësohet se drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.

Autobusi ishte nisur nga Piura me 58 pasagjerë në bord, duke përfshirë 23 studentë që ishin në një ekskursion në zonën e Tarapoto, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Perusë Andina. Autoritetet po hetojnë rrethanat e sakta të ngjarjes tragjike.

peru san martin aksidetn rrugor autobusi del nga rruga 7 te vdekur

Sondazh

Poll

Bota 24 Nëntor 2024, 09:23 r.ll

Rumania mban zgjedhjet presidenciale

foto ilustruese RUMANI- Rumunët janë duke votuar të dielën në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat m...