Aktualitet

Operacioni policor në Leçe të Italisë/ Të përfshirë në trafikun e drogës, ja kush janë dy shqiptarët e arrestuar

Bëhet fjalë për Ervis Gjuzi (Gjezi), 38 vjeç, rezident në Grottaglie dhe Selim Tila, po 38 vjeç, rezident në të njëjtën zonë. 

21 Nëntor 2024, 21:07 Nga ZH.LL
Operacioni policor në Leçe të Italisë/ Të
policia

ITALIA- Dy shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni policor në Leçe të Italisë, teksa autoritetet italiane kanë publikuar dhe emrat e tyre. Bëhet fjalë për Ervis Gjuzi (Gjezi), 38 vjeç, rezident në Grottaglie dhe Selim Tila, po 38 vjeç, rezident në të njëjtën zonë. 

Sipas mediave italiane 2 shqiptarë ishin të përfshirë në trafikun e drogës. 

Konfiskimet e drogës

Gjatë hetimeve janë sekuestruar sasi të shumta dhe të mëdha lëndësh narkotike. Lidhur me këtë, vërejmë arrestimin në datën 7 gusht 2020 të dy personave që synonin të transportonin mbi 150 kilogramë marijuanë dhe 25 kilogramë hashash nga Shqipëria me një mjet lundrues, të bllokuar pranë zonës së Kastros.

Më 10 qershor 2021, në Napoli, një person tjetër u arrestua dhe iu gjet në posedim rreth 45 kilogramë kokainë të fshehur në një fund të rremë të një kamioni të specializuar të modifikuar strukturisht.

Më 4 qershor 2021, në Leçe, një tjetër bashkëpunëtor u arrestua dhe iu gjetën 11 kilogramë heroinë të fshehura në pjesën e poshtme të makinës dhe një armë. Qindra mijëra euro ishin shumat e lëvizura në para të gatshme.

"Brindisi Report" ka dhënë edhe detajet e tjera të trafikut të drogës duke zbardhur edhe emrat e të përfshirëve të tjerë.

operacioni policor itali lecce dy shqiptaret dalin emrat

Sondazh

Poll